Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehet në familjet ku dhunoheshin, KLSH nis inspektimet! ‘Shëndetësia’: S’ka mbyllje, por kthim të fëmijëve në familje kur është e mundur

Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehet në familjet ku dhunoheshin, KLSH nis inspektimet! ‘Shëndetësia’: S’ka mbyllje, por kthim të fëmijëve në familje kur është e mundur

Një projekt pilot sipas modelit holandez që synon fuqizimin e familjes po aplikohet në Shtëpinë Fëmijës në Vlorë, që do të mbyllet deri në dhjetor. Në këtë shtëpi ndodhen 13 fëmijë të moshave 0-5 vjeç, të cilët janë strehuara ty pasi dhunoheshin në familjet e tyre dhe sot rrezikojnë që të rikthehen sërish në gjirin e tyre. Projekti detyron që këto fëmijë ose të kthehen në familjet e tyre biologjike ose të birësohen me procedurë më të shkurtuar. Për këtë arsye Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e  përgjithshme të Shërbimit Social, ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve.

"Konkretizimi i deinstitucionalizimi të fëmijëve pa kujdes prindëror  në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit për shkak të mbylljes së këtyre institucioneve .Në lidhje me këtë situatë ,ka reaguar dhe Kontrolli i  Lartë i Shtetit i cili ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021. Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e  përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure. KLSH do të verifikoj formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli,për të garantuar jetesën e tyre", thuhet në njoftimin e KLSH

KLSH shkruan se kontrolli ka marrë shkas pikërisht nga shqetësimi i deklaratave të kujdestarëve të Shtëpisë së Fëmijës Vlorë në media ku thonë se rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma dhe dhunë.

"Kontrolli ka marr shkas nga materialet mediatike ku kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022", thuhet në njoftimin e KLSH

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka sqaruar se qëllimi i sistemin pilot është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, fëmijët të rriten në një mjedis familjar, duke fuqizuar familjen, por nëse nuk është ato do të vijojnë të qëndrojnë në qendrat e fëmijëve.

Fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë. Në shtëpinë e fëmijëve në Vlorë zbatimi i këtij projekti pilot ka nisur në shtator të vitit 2019  dhe që prej asaj periudhe nuk janë pranuar raste të reja strehimi të fëmijëve. Me mbylljen e këtij institucioni do të dalin pa punë dhe 30 kujdestare. Kujdestaret e shtëpisë së fëmijës kanë ngritur shqetësimin se fëmijët nuk janë gati për tu rikthyer në familje, pasi mund të bien sërish pre e dhunës dhe se disa raste të fëmijëve vijnë nga prindër përdhunues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka mbyllje të shtëpisë së fëmijëve Vlorë, por aty ku është e mundur të miturit t’u çohen familjeve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar sistemin pilot  lidhur me mbylljen e jetimores në Vlorë, ndërkohë që KLSH ka nisur një inspektim për mënyrë se si po funksionon kjo. Manastirliu tha se qëllimi i këtij plani është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, fëmijët të rriten në një mjedis familjar, duke fuqizuar familjen.

“Plani kombëtar për deinstitucionalizmin synon që çdo fëmijë të ketë një familje. Kur kjo nuk është e mundur, patjetër që janë institucionet tona që do të presin, trajtojnë dhe të përmbushin çdo nevojë që fëmija ka. Qendrat rezidenciale do të vijojnë të qëndrojnë dhe do të transformohen, duke u fuqizuar dhe duke shtuar shërbime të reja, duke i sjellë më afër fëmijëve por edhe familjeve.Qëllimi ynë primar është parandalimi i ndarjes së fëmijës nga familja, ndaj fokusi është fuqizimi i bërthamës familjare, përmes mbështetjes në një aspekt shumë planësh, nga mbështetja ekonomike tek ajo sociale. Gjithashtu ofrimi i kujdesit alternativ profesional nëpërmjet shërbimeve të menaxhuara nga strukturat në nivel vendor dhe qendror, si dhe krijimit të rrjetit të familjeve kujdestare, mbetet një tjetër objektiv që po adresojmë në këtë plan”, tha Manastirliu.

Duke folur për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj fëmijëve, Manastirliu bëri me dije se është miratuar Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve që synon t’u japë zgjidhje sfidave më domethënese për sa i përket të drejtave të fëmijëve.

“Qeveria Shqiptare miratoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, një agjendë 5-vjeçare, e cila synon përmirësimin e  cilësisë së shërbimeve për fëmijët në të gjitha fushat. Ajo parashtron parimet për një rol edhe më aktiv në promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, me fokus tek parandalimi. Axhenda përmban politikat që ne synojmë për fëmijët që jetojnë në zonat urbane dhe rurale, e atyre në shkollë dhe jo në shkollë, e fëmijëve që aktualisht jetojnë në familje dhe atyre që duhet të bashkohen me familjet e tyre. Interesi më i lartë i fëmijëve, është busulla që na orienton në politikat dhe programet që ndërmarrim”, tha Manastirliu.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/11/2021 01:06

    U.S.A.ka sistemin foster care,ku femijet dergohen ne inst.te ngjashme,ose ne familje,por asnjehere tek dhunuesit e tyre.Edhe biresimi nga familjet foster lejohet,por vetem ne rastet kur prinderit ose te afermit biologjike heqin dore.Por edhe sistemi foster ka limitet e veta,nje prind foster duhet te marre lejen nga prinderit biologjike,kur behet fjale per vendime jetesore per femijen.Projekti hollandez qe i rikthen femijet ne familjet e tyre,pa marre parasysh arsyet se si dhe pse keta femije kane perfunduar ne dore te shtetit,me duket /out of touch/ me ralitetin, mendesine e kulturen tone!!

    Përgjigju
  • dritan: 19/11/2021 17:58

    Kjo eshte me se e qarte, eshte krim sepse shtepia e femijes eshte ne vend te shkelqyer dhe duan ta gllaberojne...

    Përgjigju
  • Muco: 19/11/2021 13:06

    Projekti eshte shume i thjesht per tu kuptuar. Shtepia e femijes ndodhet ne nje zone shume te lakmuar ne Vlore. Nje hotel, nje pallat eshte me i pershtatshem per te mbushur xhepat e "te babeziturve".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës