Mbyllja e numërimit, Gjonaj: Vota aleancë me reformat, procesi në burgje përgjigje dinjitoze për sulmet politike

Mbyllja e numërimit, Gjonaj: Vota aleancë me reformat, procesi në burgje përgjigje dinjitoze për sulmet politike

Gjonaj me komisionerët në Tiranë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përshëndetur mbylljen e procesit të numërimit duke e konsideruar çdo votë si aleancë me shtetin e së drejtës, reformat e zbatuara dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ajo garanton se qytetarët që votuan dhe ata që zgjodhën të mos votojnë, do të jenë të barabartë para ligjit.

Ndërkohë, Gjonaj vlerëson edhe procesin e votimit në burgje të cilin e përshkruan sit ë qetë, transparent dhe dinjitoz.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“E ardhmja nuk negociohet, nuk shkëmbehet dhe nuk shitet!

Për ndërtimin e saj ndërmerren veç akte qytetarie si ai i datës 30 qershor, ku shqiptarët zgjodhën me përgjegjshmëri të plotë t’i drejtohen kutisë së votimit për të nënshkruar aleancë me shtetin e së drejtës, reformat e zbatuara dhe forcimin e institucioneve të DREJTËSISË. 

Mirënjohje për çdo votues që zgjodhi të ushtrojnë të drejtën e tij kushtetuese për t’i dhënë goditjen e radhës “pandëshkueshmërisë” e cila shumë shpejt do të mbetet veç një histori e trishtë e së djeshmes dhe një koncept inekzistent i së nesërmes. 

Si ministre e Drejtësisë, ndiej krenari që mundëm të kemi një proces të qetë, transparent dhe dinjitoz si kurrë më parë edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku gjithkush që lejohej nga ligji pati mundësinë të gëzojë lirinë e votës. Kjo është meritë e veçantë e punonjësve të burgjeve të cilët dua t’i shpreh falenderime pasi ditën se t’i përgjigjen me punë konkrete dhe profesionalizëm, sulmit të vazhdueshëm politik.

E prita me padurim rezultatin e njësisë 7 në Tiranë, pavarësisht se atë e kisha lexuar shumë mirë në sytë e të gjithë dashamirësve në çdo derë që trokita, në çdo lagje ku shkela dhe në çdo hapësirë ku dialogova. 

U jam falënderuese të gjithëve, nga aktivisti më i ri, te komisioneri më i vjetër, nga qytetari më i largët te ai më i afërt, nga përkrahësi më i ri tek ai më i moshuar. 

I mirëkuptoj edhe ata qytetarë të cilët vendosën të mos votojnë si një zgjedhje e tyre. Pavarësisht kësaj dua t’i garantoj se askund, asgjë dhe askush nuk do t’i privojë apo paragjykojë për të përfituar të drejtat e tyre legjitime si gjithë të tjerët. 

Shpresëplotë që e nesërmja e gjeneratës tjetër do të zgjohet më e paqtë se sot, ku te gjithe bashkë do përpiqemi që çdo dialog fushate ta përkthejmë në punë konkrete”,  nënvizon  Gjonaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb