​​​​​​​Mbyllja e shkollës turke, Rama: Kolegji shiti ambientin që kishte leje për qëllime fitimi dhe nisi pa leje aktivitetin në godinë tjetër

​​​​​​​Mbyllja e shkollës turke, Rama: Kolegji shiti ambientin që kishte leje  për qëllime fitimi dhe nisi pa leje aktivitetin në godinë tjetër

1663658307_thumbsbcdcf53f0a949fb523b9221afa10da7e05.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reguar pwr mbylljen e shkollave turke.

‘Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj  për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.’- shkroi Rama 


Lajmi kryesor:

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Zbatuam ligjin, Kolegji shiti ambientin që kishte lejen për qëllime fitimi! Opozita: S’është puna jonë me kë ka probleme Erdogani


G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin