VLORE-Tregtarët e "Tregut të Orizit" i janë drejtuar sot sërish bashkisë për të rikërkuar hapjen e tregut, që u mbyll disa ditë më parë me argumentin se nuk plotëson kushtet higjieno sanitare duke i nxjerrë në rrugë.
Tregtarët kërkojnë gjetjen e një mundësie nga bashkia e qytetit për lejimin e fillimit të aktivitetit të ndërprerë si pasojë e mosrespektimit të masave parandaluese ndaj Covid-19 dhe kushteve të higjenës.
Pak ditë më parë, në 21 prill pas takimit me kryebashkiakun, një përfaqësues i tregtarëve tha se tregu nuk hapet më. Tregu u mbyll pak ditë më parë nga AKU me argumentin se nuk plotësonte kushtet higjieno sanitare, ndërsa 70 tregtarët që punonin aty kanë dalë në rrugë.
-
Minje si kinezete
Përgjigju -
Sa te keni Lelen kryetar gjithë populli vlonjate do vuaj, ata që fitojnë janë vetëm grupet gangsterë të tije... Fatkeqësi për vloren
Përgjigju










Komente
Komento