Tregtarët e tregut pranë ish-uzinës Dinamo kanë vazhduar sërish protestat e tyre në kundërshtim me vendimin e marrë nga Task- forca për mbylljen e tregut. Ndërsa dy ditë më parë ata kanë bllokuar rrugën e unazës pranë tregut te ish-uzina Dinamo, gjatë ditës së djeshme ata kanë protestuar para Prefekturës duke kundërshtuar vendimin e marrë nga ky institucion për mbylljen e tregut tek tek ish-uzina Dinamo dhe atë tek rruga "Hamdi Pepa" për shkak se nuk plotësonin kushtet e tregtimit dhe ato higjieno-sanitare. Tregtarët kanë bllokuar njërin krah të rrugës përballë Prefekturës dhe me pankarta në duar kërkojnë të mos mbyllet tregu.
"Duam të drejtat tona, po na lini pa punë. Problemi higjienës është mashtrim", shprehen tregtarët. Protesta u zhvillua për t'i paraprirë ekzekutimit të vendimit që nëse zbatohet do penalizojë 386 subjekte në këtë treg ku janë punësuar 5 mijë persona.
/Shqiptarja.com