'Mbyllur për pushime', Çapaliku prezanton librin në Korçë

KORÇË- “Mbyllur për pushime” është vepra e re e zhanrit roman e promovuar së fundi nga shkrimtari dhe dramaturgu Stefan Çapaliku në qytetin juglindor të Korçës.

Në një mbrëmje të veçantë mes miqve, të ftuarve dhe  artdashësve korçarë, dramaturgu Stefan Çapaliku prezantoi librin e ri i cili vjen në një sfond historik të periudhës së vitit 1943 ku në qendër vihen fate njerëzoreve që janë të detyruar të jetojnë në kontekste kohësh të gabuara.

 “ Një prej synimeve të mia janë pikërisht kontaktet e gjalla me lexuesin, pra të përpiqem të komunikoj jo vetëm atë çfarë ka brenda librit por edhe diçka përtej librit. Kështu që ajo çfarë mbetet është një propozim për një komunikim të hapur, të vazhdueshëm, që hapet por nuk ndërpritet", u shpreh Çapaliku.

Për aktoren Zamira Kita ky roman është vendi ku skalitja mjeshtërore e karaktereve të personazheve bën që çdokush të gjejë veten në vepër.

 “Roman shumë i bukur dhe interesant. Trajton periudhën e luftës,vitet 1943-1944. Ajo çfarë më bën përshtypje është mënyra sesi i ka skalitur karakteret e personazheve Stefan Çapaliku, duke përjetuar çdo ngjarje të bukur apo të shëmtuar, të dhimbshme apo të gëzuar. Është pikërisht ajo jetë që e kemi dhe jetojmë çdo ditë, ti e lexon dhe mendon se je një personazh”, tha Kita.

"Mbyllur për pushime”është një botim i vitit 2021,  roman ku ngjarjet e historisë së Luftës II-të Boterore  vijnë si testament i së shkuarës nga dita e kapitullimit të Italisë, në shtator 1943 deri me nëntor 1944.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare