Mbytet në liqen aktori Pandi
Toçe, shpëtoi një fëmijë

TIRANE- Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së martës te Liqeni Artificial është zbardhur dhe personi i mbytur është aktori i filmit shqiptar, Pandi Toçe. Sipas policisë, 55-vjeçari humbi jetën duke u munduar të shpëtojë një fëmijë 14-vjeçar.

Ngjarja e regjistruar si aksidentale, si fillim ka qenë tepër konfuze. Por pas deklaratave të fëmijës së shpëtuar me inicialet E.D, shokëve dhe disa dëshmitarëve, tregohet se Pandi Toçe ishte hedhur në ujë për të shpëtuar nga mbytja të miturin. Dhe, ndërsa ka shpëtuar atë, për shkak të asfiksisë së momentit dhe ujit në mushkëri, nuk ka mundur dot të mbijetojë. Aktorin e pajetë nga uji e ka nxjerrë babai dhe xhaxhai i fëmijës, ndërkohë që sipas hetimeve, aktori në momentin e nxjerrjes së fëmijës nga uji ka goditur një nga betonet e digës.

Policia ka qenë e rezervuar për 48 orë duke kryer hetime, ndërsa për fëmijën që ka pësuar një traumë për shkak të ngjarjes, është rekomanduar kujdes i veçantë.

Marrë nga "Shekulli online"

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq