Një 15-vjecar ka humbur jetën në plazhin e Divjakës pasditen e së merkurës, ndërsa ende pritet të fillojnë kërkimet në det nga polumbarët, për gjetjen e trupit. Familjarët bëjnë shkak për mbytjen dallgët e fuqishme, ndërsa thonë se për herë të fundit e kanë parë fëmijën e tyre duke notuar rreth 150 m larg bregut të detit.

Viktima me inicialet N.H. ishte nga Kolonja dhe ndodhej pranë plazhit të Divjakës për të pushuar me familjen.