Një person është mbytur te Liqeni i Artificial i Tiranës pasditen e kësaj të hëne.
Sipas policisë, viktima ende i paidentifikuar, është i moshës 45-50 vjeç i cili është futur në ujë për t'u freskuar, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe një ekip i polumbarëve të cilët kanë nxjerrë trupin e pajetë pas 2 ore.
Dëshmitarë janë bërë disa kalimtarë të cilët kanë lajmëruar policinë në momentin kur 50-vjeçari është fundosur në ujë dhe s'ka dalë më.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Tek liqeni artificial rreth orës 17:00, dyshohet të jetë mbytur një person i gjinisë mashkull, ende i paidentifikuar, rreth moshës 45 - 50 vjeç.
Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, personi është futur për tu larë në liqen dhe nuk ka dalë më.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi i polumbarëve të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com