Mbytet një 76-vjeçar në Tale të Lezhës

Mbytet një 76-vjeçar në Tale të Lezhës

Një 76-vjeçar është mbytur në Tale të Lezhës. Në një informacion paraprak policia thotë se i moshuari është Dedë Fishta banues në Shkodër.

"Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

I moshuari është gjetur vdekjen sapo është futur në ujë dhe nga dyshimet e para dyshohet se vdekja e tijë ka ardhur nga arresti kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të personelit mjekësor që është vendosur në këtë zonë turistike, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë i 76-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës ku do t'i nënshtrohet mjekësisë ligjore e cila do të përcaktoje edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tijë.

Sipas të dhënave i moshuari kishte ardhur prej disa ditesh me familjen e tijë për të kaluar pushimet verore në bregdetin e Tales. 76-vjeçari është viktima e dytë brenda 1 muaj në plazhet e Lezhës, pasi 2 javë më parë një 18-vjeçar nga Kruja u mbyt në det në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë