Mbyti bashkëshorten pranë foshnjës dhe kamufloi vrasjen për 47 ditë, gjykata lë në burg pilotin grek

Piloti

GREQI-  Gjykata ka lënë në burg pilotin grek, Babies Anagnostopulos. Babies është dërguar në burgun Korydallos dhe do të mbahet nën masa të rrepta sigurie.

Piloti 32-vjeçar, pasi mbyti bashkëshorten e tij Caroline, kamufloi vrasjen me një skenar “të çmendur” dhe pas 47 ditësh zbuloi të vërtetën e asaj nate tragjike dhe sot doli përpara gjykatës për të treguar me detaje gjithçka.

Me një jelek anti-plumb dhe kokën lart, Charalambos në orën 10:00 (me orën greke) është dërguar nga policia me duart të prangosura përpara gjykatës, ku nga ora 13:00 (me orën greke) deri në 17:00 ka treguar gjithçka për hetuesin e çështjes.

Pak momente përpara  njeri prej avokatëve hoqi dorë nga çështja, duke e lënë kështu ‘në baltë’ Charalambon. Avokati Vasilis Spiru, tha se dëshiron të dorëhiqet nga kjo çështje për arsye personale.

Në gjykatë Charalambon e ka pritur një ‘lumë’ me njerëz të cilët me parullën ‘të kalbesh në burg’ kërkojnë të vihet drejtësi dhe të prihet në paqe shpirti i Carolines.

“Po na vrasin, asnjë më pak”, me parulla nëpër duar qytetarët kërkojnë drejtësi absolute ndaj vrasësit të Carolines që deri dje i qëndronin pranë dhimbjes së tij, ndërsa kërkojnë që shpirti i vajzës së re të prehet në paqe.

"Të kalbesh në burg", bërtasin ata me një zë. 

Në dëshminë e tij ditën e sotme, Babies ka kërkuar falje duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij. Piloti ka kërkuar që të merret dëshmia e miqve dhe familjarëve për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline, pasi pretendon që kanë pasur një marrëdhënie të mirë.

Ndërkaq, Babies ka kërkuar që hetuesit të kryejnë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij siç është deklaruar deri më tani.

Protestat ndaj pilotit grek, para dyerve të gjykatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Vrau të shoqen në sy të vajzës 11-muajshe, gjykata lë në burg pilotin grek

Gjykata ka lënë në burg pilotin 32-vjeçar Babis Anagnostopulos i cili i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch dhe u mundua që të mbulonte krimin.

Babis u dërgua në burgun Korydallos dhe do të mbahet nën masa të rrepta sigurie.

Në dëshminë e tij ditën e sotme Babies kërkoi falje duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij dhe u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes që tregojnë se krimi ishte i planifikuar.

Piloti ka kërkuar që të merret dëshmia e miqve dhe familjarëve për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline, pasi pretendon që kanë pasur një marrëdhënie të mirë.

Ndërkaq, Babies ka kërkuar që hetuesit të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij siç është deklaruar deri më tani.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit: si te duket?

Komento

Komente

  • oreposi: 22/06/2021 21:50

    Çudi, si ka mundesi me burg?!! Ai duhet çuar me pushime ne plazhet me te bukura te Greqise (me e mira do te ishte te shkonte ne Florida ose ne Dubai). I takon, per reabilitim dhe shlodhje, nga gjithe ai stres qe ka kaluar i shkreti...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Kadilli: Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit, ish-kryeministri s'ka çfarë i jep më politikës, të shmangë përfshirjen e PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'