GREQI- Detaje të rënda janë bërë me dije nga mediat e huaja nga tragjedia në brigjet greke pas mbytjes së anijes në Pylos. Mediat e huaja raportojnë se në bord janë gjetur gjashtë persona të cilat thuhet se janë goditur me thikë. Pas incidentit të përgjakshëm, të mbijetuarit janë prononcuar për mediat greke.
Sipas informacioneve, nga deklarimet e personave të mbijetuar pranë autoriteteve portuale, masakra ka ndodhur para se të hynin në zonën greke të kërkim-shpëtimit, në ujërat territoriale ndërkombëtare. Megjithatë, nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale të emigrantëve.
Regjistrimet tregojnë gjithashtu se anija fatkeqe e peshkimit, me bilancin 78 të vdekur dhe 104 të shpëtuar e mbi 500 të zhdukur, u prish pesë herë gjatë udhëtimit.
Sipas të njëjtave deklarata pranë autoriteteve portuale, në anije ka mbizotëruar “gjendja ushtarake”, ata janë trajtuar ashpër, ndërsa të mbijetuarit thonë se njëri prej trafikantëve ka ecur me shkop dhe ka rrahur emigrantët që protestonin për kushtet çnjerëzore. Siç thanë, edhe për pak ujë do duhej të paguanin.
Nëntë trafikantët do të dalin para gjykates të hënën.
Theksohet se shkaqet e mbytjes së anijes do të hetohen nga një komitet i BE-së, i cili do të kërkojë të gjitha bisedat e regjistruara mes Qendrës së Përbashkët të Kërkim Shpëtimit me rojet e portit që veprojnë në vendngjarje, si dhe me anijet që lundrojnë aty.
Kujtojmë se në bord ka pasur rreth 700 persona, 104 prej tyre janë shpëtuar ndërsa 79 janë raportuar si të vdekur. Trupat e mbi 500 emigrantëve ende nuk janë gjetur.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22