Mbytja e nënës me të bijën në gropën e ujit/ Banorët e fshatit Alarup: Fëmijët tanë rrezikojnë për ditë, i hapim nga halli (VIDEO)

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku në një gropë me ujë që përdorej për vaditje nga banorët u mbytën nënë e bijë në fshatin Alarup, kamera e Report Tv shkoi në këtë fshat ku u interesuan për rrezikun që u kanoset banorëve nga këto gropa.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton nga Alarupi se pothuajse të gjithë banorët që në këtë zonë merren me bujqësi dhe me blegtori kanë nga një gropë të tillë që e kanë hapur me fadroma dhe që e përdorin për të vaditur.

Edhe vetë banorët raportojnë se këto gropa janë shumë të rrezikshme por është mungesa e një sistemi vaditës që i detyron që ti hapin. Po kështu banorët e këtij fshati ngrenë edhe shqetësimin e ujit të pijshëm që mungon prej kohësh në zonë. Edhe pse ministria e shëndetësisë siç shprehen ata e ka shpallur ujin në çezmën e fshatit të pa pijshëm, ata vijojnë që ta përdorin.


Ndërkohë në një prononcim për Report Tv, kryeplaku i këtij fshati Adriatik Hoxhallari, ka treguar edhe të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën nënë e bijë. Ndër të tjera ai ka thënë se këto gropa vijojnë të mbeten një problem i madh dhe mund të ketë pasoja të tjera.

"E ndjera është afruar tek ara, bashkë me fëmijën, në një moment fëmija është shkëputur për të mbledhur arra a për të luajtur dhe ka rrëshqitur në brendësi të gropës. E ëma  duke parë mungesën e fëmijës është afruar tek gropa, duke parë mungesën e fëmijës ka parë shapkat jashtë dhe është hedhur në gropë. Fatkeqësi e të dyjave. Personi i parë që është afruar ka qenë vajza e madhe e viktimës së bashku me vajzën e saj të vogël që e kishte në krahë. duke vërejtur mungesën e nënës dhe të motrës, ajo ka lajmëruar gjyshin. Pas kërkimit me mjete rrethanore ata kanë nxjerrë dy trupat jashtë. Gropa të tilla janë krijuar për shkak të mungesës të sistemit vaditës dhe mungesës së ujit të pijshëm . Problemi është i madh mund të humbasin jetën shumë fëmijë." ka deklaruar Hoxhallari.

"Keto gropa hapen me fadroma dhe ngelin te hapura me ujë. rrethime nuk ka. Uji vjen gjatë dimrit dhe bëjnë përpjekje njerëzit hapin gropa për mbijetesë por nuk janë të sigurta. I hapim për vaditje. Ne po e vuajmë edhe për ujin e pijshëm Ujë nuk kemi. Nga shëndetësia kanë ardhur dhe kemi një cezme të fshatit dhe na e kanë nxjerrë të pa pijshëm. Thonë që është i papijshëm por çfarë masash mori shëndetësia... Ska sistem vaditje kto janë të bërë vetë që mundohemi për vaditje, janë shumë të rrezikshme. Vijnë fëmijët, ne na ,mbeti goja mos këtu mos atje. Do kemi edhe pasoja të tjera. " ka thënë një banor i zonës.

"Të gjitha janë të rrezikshme. Ne kërkojmë që të mbulohen lopët, të bëhet kanali për të vaditje. Po ne skemi as ujë të pijmë. I hapim me fadroma, uji na vjen nga perendia, Ndihemi shumë të rrezikuar. Para nja dy javëve mu fut djali desh u mbyt. Shumica e familjeve i kanë këto gropa. " ka shtuar një banorë tjetër.

Viktimat janë Liri Mazelli 35-vjeçe nënë e katër fëmijëve dhe e bija E. Mazelli 10-vjeçe, ndërsa Report Tv mbrëmjen e djeshme  sjolli pamjet nga vendi i ngjarjes, të gropës 2-3 metra të thellë me ujë ku u mbytën nënë e bijë.

1570440757_thellesia001.jpg

*Me te kuqe shenohet thellesia e gropave te ujit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/10/2019 12:27

    Fshatarë baj ga neandertalesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë