MC Kresha sjell për fansat klipin “Amsterdam”

MC Kresha sjell për fansat klipin “Amsterdam”
Reperi i njohur Mc Kresha ka publikuar klipin e tij më të ri me titull “Amsterdam”.

“Amsterdam” është temë muzikore e filmit me regji të Fatmir Koçit, “Amsterdam Express”.

James Biberi, Blerim Destani, Natasha Goulden e Olta Gixhari janë disa nga aktorët që luajnë në këtë film.

Kënga është pjesë e albumit të Mc Kreshës, ndërsa tekstin e ka shkruar në bazë të njërit prej roleve të protagonistëve të filmit.

Muzika është punuar nga Strike Beatz, ndërsa incizimi dhe miksimi është bërë nga Rockie.

Videoklipin e ka realizuar produksioni PinkMoon Creative.

Duket se fansat kanë qenë mjaft kuriozë për këtën projekt, pasi që pas publikimit ditën e djeshme në You Tube, klipi ka arritur mbi 60 mijë klikime.  

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos