McCann, rrjeti më i mirë i agjencive
publicitare në festivalin “Golden”

McCann, rrjeti më i mirë i agjencive<br />publicitare në festivalin “Golden”
TIRANE - Këtë vit, në Festivalin “Golden Drum” mbajtur në Portorož të Sllovenisë, rrjeti i agjencive McCann për Europën Qendrore dhe Lindore (EQL), rrjet tek i cili bën pjesë edhe McCann Tirana, është shpallur sistemi më i mirë i komunikimit.
 
McCann fitoi 2 çmime të mëdha, 5 statuja të arta dhe 11 statuja argjendi. Rol të rëndësishëm në këtë arritje të rëndësishme luajti edhe pjesëmarrja në kompeticion e rrjetit rajonal McCann Grupa.
 
Z. Richard Bonner-Davis, drejtor i përgjithshëm i McCann EQL u shpreh: “McCann ka punuar për vendosjen e këtij reputacioni që prej njëqind vitesh. Fokusi tek cilësia dhe kreativiteti, që ndihmon edhe në suksesin e klientëve tanë, është strategjia jonë e punës. Vizioni ynë është të jemi partneri më i kërkuar në fushën e komunikimeve në të gjithë tregjet ku operojmë. 17 çmimet në festivalin “Golden Drum” janë provë që ky rajon po i zhvillon forcat kreative shumë shpejt dhe që është në rrugën e duhur për të qenë i barabartë me rajone më të zhvilluara si Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut.”
 
Z. Srđan Šaper, themeluesi i McCann Grupa theksoi: “McCann provoi sërisht se është rrjeti i agjencive më të suksesshme, fakt që në vetvete tregon arsyen pse klientët më të mëdhenj ndërkombëtar, rajonal apo lokal kanë besim tek ne. Çmimi i Rrjetit më të Mirë të Agjencive të Vitit është një tjetër miratim ndaj vizionit të McCann për të qenë partneri më i dëshiruar i komunikimeve.”
 
Festivali “Golden Drum” është një nga festivalet më të rëndësishme për fushën e reklamave në rajonin tonë dhe në të marrin pjesë tradicionalisht të gjitha agjencitë ndërkombëtare lider të kësaj industrie. Këtë vit, edicioni i 20-të i festivalit, u organizua nga Dhoma Sllovene e Reklamave. Kompeticioni i festivalit është ndarë në dy seksione: në seksionin e parë vlerësohen punët më kreative, që janë komunikuar në një kanal të vetëm, ndërsa në seksionin e dytë vlerësohen të gjitha punimet në media të integruari.

RRETH Mc CANN GRUPA
Themeluar në 1997, është një nga sistemet lider të komunikimeve dhe marketingut në Europën Juglindore, i cili lidh më shumë se 250 profesionistë nga tetë vende – Serbi, Shqipëri, Bosnje & Hercegovinë, Maqedoni, Mal i Zi, Kroaci, Slloveni dhe Bullgari. Këto agjenci janë pjesë e rrjetit më të gjerë të komunikimeve McCann Worldgroup dhe ofrojnë një miks unik të strategjisë, kreativitetit dhe inovacionit për klientë lokalë dhe ndërkombëtarë duke dhënë zgjidhje marketingu që transformojnë markat dhe zgjerojnë bizneset e tyre në rajon.

MCCANN

(Ne foto: Ceremonia e ndarjes se çmimeve)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?