McCormack për A1 Report:
Garantoni sigurinë e votës

McCormack për A1 Report:<br />Garantoni sigurinë e votës
TIRANË - Në misionin e 11 të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, ODIHR kërkon që të numërohet siç duhet vota e shqiptarëve më 23 qershor. Kryevëzhguesja, Conny McCormack në intervistën për A1Report deklaron se duhet zgjidhur përbërja e KQZ, pasi ka në dorë miratimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
 
 Zonja McCormack, dy jave pas mberritjes ne Tirane si e shikoni klimen zgjedhore ne Shqipëri?
 
Ne jemi ende ne fazat e para te vezhgimit te procesit. Vetem nje jave ma pare ne kemi shpërndarë vëzhguesit tanë afatgjatë në thuajse të gjitha rajonet. Kemi ekipin me të madh të mbërritur ndonjeëherë këtu për zgjedhje. Janë 30 ekspertë, të ardhur nga 14 vende të ndryshme, të cilët punojnë në 2 ekipe. Sikundër dihet janë analistë politikë, zgjedhore dhe mediatikë. Momentalisht po mbledhim fakte në cdo qytet, për të ndërtuar raportin tonë të ndërmjetëm dhe më pas përfundimtar, bazuar në fakte të vërteta dhe jo në hamendësime.
 
Nga ajo cka keni pare deri me tani sa agresive ju duket politika ne kete fushate?
 
Ne fakt eshte nje fushate shume e nxehte , por kjo nuk  eshte e pazakonte. Mos harro qe zgjedhjet e fundit jam mbajtur pak kohe me pare dhe nje gje e tille krijon nje tension. Une kam qene ne disa vended dhe mund te them qe tensioni eshte dicka e pranueshme ne nje fushate.
Megjithate une mund te them qe ne po bejme monitorimin e fushates dhe vezhguesit thone se deri me tani gjithcka duket positive. Une personalisht jam takuar me drejtues te partive parlametare  si dhe me njerez qe me merren personalisht me organizimin e fushatave te partive.

Cfare ju ka rene në sy gjate ketyrre takimeve?

Nuk duam te nxitohemi me konkluzione se cili eshte me mbreselenesi. Morem fakte dhe argumenta dhe ajo cka kam vene re eshte pasioni, shume pasioni.  Ajo cka mund te them per momentin ështrë dëshira që palët kanë treguar për të patur një fushatë elektorale positive dhe se kanë mirëpritur vëzhguesit dhe rolin tonë për monitorim. U kemi bërë të ditur se vëtëm ditën e zgjedhjeve do të jenë me  qindar vëzhgues të shpërndarë në të gjithë vendin vec atyre të asamblesë parlamentare.  Na ngroh fakti që misioni I 11 I vëzhgimit në Shqipëri është mirëpritur dhe misionet e mpërshme kanë patur një reputacion pozitiv.
 
 Meqë po flasim për fushatën, ndalemi tek media. Cfarë mënyre po përdorni për monitorimin e pasqyrimit të fushatës në media dhe cilat janë sinjalet që keni marrë nga partitë për balancat, deri më tani?


ODIHR ka një praktikë bashkëpunuese në të gjitha fushat e monitorimit edhe për pasqyrimin e fushatës.Ne kemi 7 ekspert të nivelit të lartë , të cilët cdo ditë monitorojnë në oraret 18 deri orën 12 të natës e ku përfshihen  6 stacione televizive dhe 4 gazeta. Jo vetëm shënohen raportimet e fushatës në bazë të minutazhit, por bëhet edhe një analizë e mënyrës se si raportohen aktivitetet politike. Pikat kryesore janë balanca dhe respektimi I kodit zgjedhor. Pavarësisht se në pamje të parë duket si mission “I fshehur” unë mund t’ju them se jemi treguar shumë të vëmendshëm në gjithcka transmetohet apo botohet. Por, duke I qëndruar strikt edhe rregullave tona më duhet t’ju them të bëjmë vetëm pak durim pasi media, e cila zëq hapësirë të madhe në misionin tonë do të zbulohet në raportin e ndërmjetëm që ne do të publikojmë javën e ardhshme , më 7 qershor.
Cfarë është vënë re deri më tani nga konstantimet paraprake?

Në fakt këtë vit ne nuk duam të japim opinione përpara datës 24 qershor. Edhe për median do të bëjmë vetëm një përmbledhje për mënyrën e pasqyrimit të fushatës, por opinionin tonë për sjelljen e mediave dhe politikës karshi gazetarëvë do ta japim vëtëm një ditë pas zgjedhjeve, në raportin tonë paraprak. Në fakt ka disa shqetësime , të cilat ne duam ‘ti ngremë për pak ditë dhe një prej tyre është KQZ dhe përbërja e tij. Por, deri më tani konstatimet ende janë në mendjet e sejcilit prej vëzhguesve e do na duhet t’ hedhim ato në letër Brenda pak ditësh.
 
Pak më parë folët për takimin me anëtarë të KQZ për situatën zgjedhore. Kemi vënë re se në qëndrimet tuaja keni qenë hermetikë lidhur me ngërcin në këtë institucion. Kjo është një strategji e ODIHR për të mos u bërë pjesë e një debate të brendshëm politik apo realisht situate në KQZ është më shumë se problematike dhe duhet bërë kujdes me komentet për të?
 
Ne jemi vëzhgues të procesit dhe nuk duam të ushtrojmë asnjë ndikim në palët e përfshira . ËU takon shqiptarëvë dhe politikës së tyre të vendosin se si do ta zgjidhin krizën e deritanishme në KQZ. Pranoj se kjo suituatë ëshhtë problematike për ne dhe në raportin e ndërmjetëm padiskutim do përfshijmë faktin se nga një mazhorancë prej 7 anëtarësh nuk po arrihet as votimi me minimum 5 vtoa që kërkon ligji përkatës. Por, është jashtë kopetencave tona të ndikojmë në zgjidhjen apo mënyrën se si duhet të zgjidhet.
 
Zoti Moore, përfaqësues i lartë i DASH, pohoi mes të tjerash se për sa kohë KQZ nuk ka votat e duhura, Kolegji zgjedhor mund të ishte një zgjidhje. A mund të jetë Kolegji një administrator i mirë i procesit?

Ligji zgjedhor në Shqipëri e con detyrimisht në Kolegj cdo cështje, e cila nuk mund të menaxhohet dot nga KQZ për shkak të mospasjes së një shumice votuese. Jam takuar me 8 anëtarët e Kolegjit Zgedhor, me ata të Gjykatës Kushtetuese dhe aktorët kryesorë politike. Ritheksoj se jemi vëzhgues dhe na duhetë presim nëse palër do ta zgjidhim cështjen Brenda pak ditësh, apo do ta lënë KQZ në situatën ku ajo është pa asnjë mundësi shumica, sidomos kur bëhet fjalë për miratimin e tabelës së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Theksoj se ka gjithmonë një rrugë zgjidhje, sidomos nëse flasim për rezultatin përfundimtar I cili ëstë pjesa kryesore e zgjedhjeve bashkë me mundësinë e shqiptarëve për të votuar, apo transparencën në numërimin e votive.
 
 Zonja McCormack në Shqipëri ka qenë gjithmonë Thembra e Akilit, procesi i numërimit të votive dhe problemet e ndeshura në të kanë qenë gjithmonë pjesë kritike në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë. Cfarë do të ndryshojë në 23 qershor në misionin tuaj në monitorim për të evituar gabimet që me apo pa dashje bën politika shqiptare duke ndikuar edhe në qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.
 
Ne do të jemi të përqndruar në Shqipëri këtë vit më shumë se cdo process tjetër zgjedhor. Në cdo qendër votimi  apo grup numërimi votash në të gjithë vendin do të jetë një vëzhgues I ynë, bashkë me vëzhguesit vendor. I kemi kërkuar kryetares së KQZ që procesi I numërimit të votive në cdo skaj të Shqipërisë të jetë I hapur për vëzhguesit. Dhe unë mendoj se është në interes vetëm të shqiptarëve që procesi te jetë transparent për cdo mission vëszhgimi. Mendoj se pjesa më e rëndësisjhme e një procesi zgjedhor është dita pasi janë hedhur votat. Ne jemi këtu pikërisht edhe për gjithcka do të ndodhë pasi tëmbyllen kutitë e votimit më 23 qershor .Dalja e rezultatit të zgjedhjeve nuk është një procedurë e thjeshtë dhe unë gjej këtu mundësinë për të nënvizuar faktin që cdo qytetar që ve re parregullsi gjatë votimit dhe sidomos gjtë numërimit të votive duhet ta sinjalizojë një veprim të tillë. Paraqitja me fakte e fenomeneve të tilla do të krijojë një tablo të qartë të asaj cka po ndodh dhe do ndikojë edhe në raportin tonë mbi zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.
 
Meqë po flasim për raportin përfundimtar shpesh këto javë është pyetur nëse firmën e fundit mbi këtë raport e vë ODIHRl, pra ju, apo Asambleja Parlamentare e OSBE, e cila drejtohet nga Zoti Bateli?

Është një proces i përbërë nga dy elementë. Janë vëzhguesit tanë afatgjatë prej 8 javësh, por edhe ata të Asamblesë parlamentarë, të cilët mbërrijnë në Shqipëri ditët e fundit të zgjedhjeve.Ata janë ekspertë të mirë zgjedhjesh Ne shpresojmë të kemi që të jemi bashkëpunues dhe të punojmë si një ekip për të patur një rezultat pozitiv pune dhe të kemi një raport të përbashkët. Une jam takuar personalisht me zotin Bateli dhe shpresojmë që të mos ecim në rrugë të ndarë. Është herët që të flasim në fakt, do presim mbërritjen e tyre por edhe shpresojmë që ata të ndajnë me ne sesi e shohin procesin në tërësi.

Thuajse cdo proces zgjedhor në Shqipëri është mbajtur shqetësim për infrastrukturën zgjedhore dhe saktëësisht për ambjentet ku votohet apo numërohen votat, sikundër mund të jenë locale apo banesa private. Në bazë të eksperiencës tuaj të deritanishme, a mund të shihet përdorimi I këtyre ambjenteve si një cështje që mund të ndikojë në debat?
 
Une vij nga SHBA kun ë 30 vitet e eksperiencës time me zgjedhjet kam parë procese votimi shumë shpesh në ambjente private. Më parë bëhen përpjekje për të gjetur godina publike, por në pamundësi për të gjetur gjithmonë të tilla shkohet drejt ambjenteve private sic janë shkollat. Në fakt një debat I tillë është I njohur ndër vite për politikën shqiptare. Mendoj se Kodi I ri e përcakton qartë dhe ndaj them se përdorimi I qëndrave private është mëse  I ligjshëm. I takon KQZ ta mbikqyrë mirë këtë cështje, por besoj se do ishte në të mirë të oprocesit që  këto qendra të ishin sa më të pakta të jetë e mundur. Lista e qendrave se ku do të votohet nuk ka përfunduar ende dhe duhet pritur se si do të ndahen ato.

Pa dashur të bëjmë analizën politike, e cila nuk bën pjesë në punën e ODIHR, a ka një vështirësi kryesore apo rreziku i politikës në ditën kur me votë synohet rotacioni politik?

Kjo është në dorën e shqiptareëve. Për sa kohë që duhet tu garantohet se ata nuk do të cënohen., nuk do të preken në votën e tyre, që vota e tyre do të përkthehet sikundër do hidhet ditën e votimit, se vota do të shihet si personale dhe se votat do të numërohen sic duhet dhe se procesi të jetë transparentë, them se  do të jetë një arritje e mirë. Por sikundër edhe ju e dini, në vendin tuaj në proceset e fundit zgjedhore rezultati nuk ka qenë shumë i thellë. Dhe në të tilla raste , sa herë ka rezultate të tilla, pa diferencë të madhe votash ka debate të mëdha dhe sidomos hamedësime. Ndaj na duhet të presim, por ajo cka duhet të bëjnë shqiptarët është që të shkojnë të hedhin votën në kutinë e tyre të votimit, të mos ndjehen të kërcënuar apo prekur gjatë votimit. Ndaj ne kësaj pjese do t’i kushtojmë shumë rëndësi, ndjesive të votuesve para votimit dhe sidomos dëshmive të tyre në momentin që do të votojnë për forcën që ata preferojnë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës