M.City e zyrtarizoi, Halaand do iu kushtojë 200 milionë euro. Inter i ofron Atletico-s shkëmbimin e argjentinasve

M.City e zyrtarizoi, Halaand do iu kushtojë 200 milionë euro. Inter i ofron Atletico-s shkëmbimin e argjentinasve

Sulmuesi i Dortmund Erling Halaand

Nga 1 korriku i 2022 Erling Halaand do jetë pjesë e Manchester City-t. Klubi britanik konfirmoi të martën blerjen e norvegjezit, ndërsa me kalimin e orëve janë zbuluar edhe shifrat e sakta të këtij transferimi.

Ndryshe nga çfarë ishte thënë më para klauzola për blerjen e 21-vjeçarit nuk ishte 75 milionë euro, por 65. Gjithsesi City ka paguar një mal me para për të pasur futbollistin e Borusia Dortmund, që në Gjermani ia ka dalë të mrekullojë.

Në total operacioni për Halland do kapë vlerën e 200 milionë eurove pasi City ka paguar bonuset, komisionet e menaxherit, por edhe ato të babit të lojtarit që në total kanë kapur koston e 100 milionë eurove. Sakaq kontrata e futbollistit është 5-vjeçare dhe ka një pagë sezonale prej 21 milionë eurosh, aq sa edhe Kevin de Bruyne.

Ndërkohë TNT Sports në Argjentinë raporton se Inter i ka propozuar Atletico Madrid shëkmbimin Joachim Correa-De Paul. Correa erdhi këtë verë nga Lazio dhe ka shënuar vetëm 4 gola me Interin, ndërsa De Paul vetëm 2, por është një dëshirë e madhe e zikaltërve prej kohësh.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!