Manchester City ka korrur një tjetër fitore në Premier League, pasi ka mposhtur me rezultatin 0-2 Kristal Palas. Një tre pikësh që e afron një hap larg titullit kampion, ndërsa për këtë qëllim realizuan sot Aguerro edhe Torres.
Aktualisht skuadra e drejtuar nga Guardiola katër javë para fundit të kampionatit udhëheq me 80 pikë, 13 më shumë se Manchester United i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Në rast se ‘djajtë’ e Solskjaer nuk fitojnë të dielën kundër Liverpool atëherë City shpallet matematikisht kampione.
Komento