Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës gjyqësore, sfida tjetër reduktimi i dosjeve të mbartura në gjykata, Llagami: Do të ngremë grup pune, na mbështet KE

 Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës së re gjyqësore e cila ka filluar të japë rezultate pozitive dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet optimist. Ndërkohë sfidë mbetet faza e tretë që ka të bëjë aplikimin e saj në gjykatat administrative.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami thotë se puna në sistemin gjyqësor me aplikimin e hartës së re nuk ka shkaktuar vonesa në gjykimin e dosjeve

"“Nuk është shtyrë asnjë seancë gjyqësore për shkak të mosmarrjes së masave. Seancat kanë vijuar në normalitet. Sfida tjetër e ardhshme është zbatimi i fazës së tretë që prek gjykatat administrative. Do të grupohen gjykatat administrative në dy gjykata. Do të kemi një gjykatë të shkallës së parë në Tiranë dhe Lushnje. Kemi bërë të mund që të marrim masat në advans të kohës që të krijohet gjithë komoditeti për qytetarët.  Në këto 3-4 muaj të zbatimit të hartës, nuk kemi pasur problematika të zvarritjes së gjykimit apo të dosjeve. Kjo tregon se fazën e parë të vështirësive e kemi kaluar. Shpresoj që edhe me fazën e tretë do kalohet dhe do të kemi një sukses" tha Llagami në një prononcim për median sot paradite pas ceremonisë së betimit të magjistratëve.

Po synohet dhe plotësimi i gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 

"Në gjykatën e Apelit këshilli ka marrë një vendim që të numri i tyre të jetë 78 Aktualisht në atë gjykatë 24 gjyqtarë. Janë hapur rreth 12 pozicione vakante për të cilat është e pritshme të plotësohen këto vende. Ajo që shohim është që ritmi jo vetëm po mbahet por po shkojmë në rezultate të larta. Gjyqtarët në këto momente fokusohen vetëm në zgjidhjen e çështjeve dhe nuk lëvizin dikur nëpër gjykata duke plotësuar trupat gjykues. Ka rënë numri i delegimeve të gjyqtarëve nuk kemi shtyrje të seancash dhe më pak kosto për sistemin gjyqësor," tha Llagami.

Sfidë mbetet infrastruktura dhe kërkohen tashmë godinë e re për Gjykatëne  Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë.

"Ka nevojë për ndërhyrje në disa gjykata. Problematikë është Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, sepse do të ketë 78 gjyqtarë dhe godina aktuale nuk i ka kushtet për të pritur 78 gjyqtarë. Ajo që kemi sfidë sot dhe jemi  në bashkëpunim. Kemi bërë kërkesa së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe i kemi bërë kërkesë Bashkisë së Tiranës për një godinë për apo një truall për Gjykatën dhe Prokurorinë. Të dyja të ushtrojnë aktivitetin në një godinë" vijoi Llagami

E kur trupa gjyqësore ka kaluar pjesën më të madhe vetingut dhe vakancat po plotësohet me magjistratë të rinj tani synimi është ulja e backlog, pra i dosjeve të vjetra të mbartura dhe ende të pazgjudhura dhe përmirësimi i shërbimit në gjykata për qytetarët

 Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës gjyqësore dhe këshilli do të ndërmarrë është ngritja e një grupi pune që ka të bëjë me masat adminstrative dhe pse jo propozime ligjore sa i takon strategjisë për të ulur  e backlogut në gjykata, pra çështjeve të mbartura .Ne do të asistohemi në këto grupe pune nga Këshilli i Europës. Dhe është miratuar strategjia si të luftojmë backlogun. Janë një grup masash që kanë karakter administrativ dhe ligjor. Duke bërë një specializim të gjyqtarëve, shkurtohet edhe koha, pasi më parë, gjyqtari gjykonte edhe çështje familjare, edhe administrative e penale, etj. Qëllimi i KLGJ është vetëm Beklogu. Synimi është të punojmë drejt një strategjie për uljen e Beklogut”, u shpreh Llagami.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës