Dinamo ka gjetur fitoren e parë këtë sezon në Superligë, duke mposhtur 0-1 Skënderbeun në Elbasan Arena. Skuadra e Ilir Dajës, që pati shumë pakënaqësi ndaj arbitrit në këtë ndeshje, ia doli të fitonte në minutën e 92 falë golit të Florenc Farrukut edhe pse më herët ishte ndëshkuar me karton të kuq.

“E mira jonë e gjithë grupit është se nuk dorëzohemi kurrë. Gjithmonë kemi besim. Ia arritëm me atë gol edhe pse me një lojtar më pak. Kur është dëshira, kur jemi të gjithë bashkë askush nuk nan dal,”-tha Klevi Qefalia, futbollist i Dinamos.

Egnatia është shumë e fortë. Përformcimet që kanë bërë e kanë ndihmuar shumë, por gjithsesi ne jemi Dinamo dhe pse mos të jemi për herë të 19 kampionë,”-u shpreh Florenc Farruku, futbollist i Dinamos.

“Unë nuk jam nga ata që them ‘bëmë një humbje të bukur’, por duhet të jemi më të përqëndruar në fundin e ndeshjes. Vjen lodhja dhe më pas ka bllokime, por ajo që na jep shpresë është se kemi ndërtuar një skuadër që me kalimin e kohës do vijë duke u përmirësuar dhe duke qenë konkuruese në kampionat,”-deklaroi Julian Ahmataj, trajner i Skënderbeut.

Fitore siguroi edhe Egnatia kampionë në fuqi që mposhti 1-3 Vorën në transfertë. Skuadra e Nevil Dede pas 2 javëve të para kampionat është skuadra e vetme me pikë të plota. Java e tretë e Superligës hapet të premten me sfidën Egnatia-Skënderbeu.