Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 Nëntori i këtij viti, në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi edhe kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve, që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.
Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës.
“Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që mund të komunikojnë mes vete. Kjo do të thotë se ne do të mirëpresim miliona vizitorë në Evropë në një mënyrë më të lehtë, dhe më të qetë. Kështu, për shembull, me sistemin e daljeve hyrëse nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe kjo do të shpejtojë edhe radhët dhe kontrollet elektronike”, tha Anita Hipper, zëdhënëse e KE-së.
Sistemit i hyrjes/daljes është krijuar në nëntor të vitit 2017, por zbatimi i tij është shtyrë disa herë. Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
37.3%
-
Jo
56.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti
16 Shtator, 12:50
-
Komisioneri francez largohet nga Komisioni Evropian! Akuzon Von der Leyen: Ju i keni kërkuar Francës të tërheqë emrin tim për arsye personale
16 Shtator, 10:31
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
14 Shtator, 15:39
-
Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
14 Shtator, 13:10
-
‘Integrimi i Ballkanit në të mirë të BE’- Zyrtari europian për DW: Shqipëria po vendos një shembull të qartë! Ka përmbushur disa prej detyrimeve pa qenë vend anëtar
14 Shtator, 09:18
-
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
13 Shtator, 21:02
-
BE heq nënën e Prigozhinit nga lista e të sanksionuarve
13 Shtator, 15:57
-
BE zotohet për sanksione ndaj Iranit, pas dyshimeve për furnizimin e Rusisë me raketa
13 Shtator, 15:16
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
'Lum' kërkesash për të punuar në BE! EUROSTAT: BE dha 75 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në 2023
12 Shtator, 21:52