Në Kashar vijon puna për ndërtimin e stadiumit provizor që do të presë super spektaklin e Kanye West më 11 korrik në Tiranë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se është mbajtur takimi organizativ ndërinstitucional për parapërgatitjet e koncertit dhe për mbarëvajtjen e këtij eventi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja thotë se kjo është edhe një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën globale, rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

“YE në Tiranë! Kenye West në show më të madh ndonjëherë në vend! 11 korrik në Kashar, LIVE! Në takimin organizativ ndërinstitucional për parapërgatitjet e koncertit të Kanye West në Shqipëri, për të diskutuar dhe koordinuar të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së këtij eventi të përmasave ndërkombëtare, i cili përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm për industrinë e artit dhe argëtimit në vend, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën globale, rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Ky është një tjetër hap për ta konsoliduar Shqipërinë si një destinacion të besueshëm dhe konkurrues për organizimin e eventeve të mëdha ndërkombëtare, duke ofruar standarde të larta sigurie, organizimi dhe mikpritjeje”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.