Më 15 tetor, Shqipëria do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me BE në Luksenburg dhe do të hap kështu negociatat për grup kapitullin e parë.
Lidhur më këtë temë, analisti Ylli Pata, i ftuar në emisionin e sotëm, ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se kundër këtij zhvillimi me rëndësi për vendin është vetëm opozita.
Sipas tij, nëse do të firmosen grup kapitujt e parë, atëherë edhe SPAK do të këtë më shumë mbështetje.
“Berisha nuk do që qeveria e Ramës ta kalojë këtë fazë, sepse nëse Rama kalon fazën, pra e hyrjes në negociata zyrtarisht opozita s’ ka më fuqi politike ta pengojë, sepse s’ka qenë pjesëmarrëse në këtë angazhim. Opozita shqiptare e Ilir Metës dhe Sali Berishës ka qenë gjithmonë destruktive në këtë qëndrim. Opozita e Berishës s’ka dashur që Shqipëria me Ramën të ecë në integrim, sepse sipas tyre ne jemi narkoshtet. Unë mendoj se të hapësh negociatat nuk je narkoshtet. BE nuk afron një narkoshtet. Me firmosjen e kapitujve, SPAK do të jetë më i mbështetur se më parë”, tha ai.
Sipas tij, opozita nuk dëshiron që frytet e këtij zhvillimi të rëndësishëm për vendin ti marr qeveria dhe kryeministri Rama.
“Do të ishte mirë, por kjo opozitë të kishte një qasje tjetër ndaj qeverisë, por opozita se bënë këtë, sepse ata sulmojnë Orbanin, Orbani që është sot modeli i sovranistëve, konceptit politik që Berisha dhe Meta mbrojnë. Sot frytet po i merr Rama, këto mund ti merrte Berisha dhe Meta nëse do te ishte në pushtet”, tha ai.