Më 18 tetor nis Censi i Popullisë e Banesave, Mazniku: Procesi do jetë digjital! Përgjigjia e pyetjeve, detyrim ligjor për qytetarët! Kush refuzon për 3 herë, gjobitet

Tetë mijë persona janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se “Censi i Popullsisë dhe Banesave” do të jetë një proces që kryhet sipas standardeve europiane. Puna për Censin, Mazniku tha se ka nisur para katër vitesh por u ndërpre për shkak të pandemisë.

“Censi është një ushtrim që bëhet njëherë në 10 vjet e bën gjithë Evropa për të vlerësuar çdo 10 vjet numrin e banorëve që kemi. Puna për të është nisur që para 4 vitesh u ndërpre prej pandemisë. Por është pjesë e detyrimeve tona së pari. Të dhënat janë të rëndësishme në përcaktimin e investimeve publike, buxhetimin. Për të pasur mundësi për të fokusuar financimet brenda territoreve të caktuara. Sasia e ujit që është çuar në një zonë varet sa banorë ka ajo zonë. Procesi ka nisur prej 4 vitesh. Me intensitet më të madh katër vite e fundit.”

I gjithë procesi i Censit do të kryehet në mënyrë digjitale dhe përgjigja ndaj procesit nga ana e qytetarëve është detyrim ligjor.

“Njerëzit janë gati, kapacitetet janë ngritur. Këtë herë i gjithë procesi i censit do të ndodhë në mënyrë digjitale. Ndryshe nga herët e tjera që bëhej me letër. Pyetësori është 18 faqe. Përgjigja ndaj censit është detyrim ligjor.”

Nëse qytetarët nuk u përgjigjen pyetjeve as herën e tretë kur në shtëpi u shkon anketuesi, atëherë do të gjobiten.

“Anketuesi të vjen 3 herë, ata që nuk pranojnë ti përgjigjen gjobiten.Procesi i mbledhjes së të dhënave zgjat 6 javë. Të dhënat më pas vijnë pranverën e vitit që vjen”.

Një përgjigje s ai përket Censit, ministry ka pasur edhe për kritikat e opozitës. Sipas tij ligji është strikt dhe siguron provatësinë e të dhënave të qytetarëve.

“Ligji për censin dhe instat është shumë strikt. Qytetarët të kenë sigurinë maksimale se çdo e dhënë ruhet vetëm nga instat, nuk u transmetohet asnjë tjetër.Të dhënat  pasi mblidhen nuk lidhen më me personin. Mblidhen që të mos jepet e dhëna dy herë ng ai njëjti person. Kjo metodologji përdoret nga të gjitha vendet evropiane”.

“Përgjigjia ndaj Censit është detyrë patriotike. Sa veta jemi në Shqipëri sa janë meshkuj ferma, sa janë të moshuar, moshë e mesme sa jetojnë në zona urbane sa në ato rurale”.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Grumbullimi i tyre do kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Do të përfshihen mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Iu besua posti i ministrit të ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Mazniku: Vlerësim i madh nga Rama, do merrem me çështje që i kam afër zemrës

 

Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku e ka quajtur vlerësim nga ana e kryeministrit Edi Rama emërimin në krye të kësaj ministrie të re.

“Komentin më të mirë për ndryshimet në qeveri e bëri kryeministri kur lajmëroi ndryshimet. Ne jemi në një situatë shumë specifike pas një viti të jashtëzakonshëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit nga ana e turizmit dhe në një moment kur ne kemi nevojë për tu bërë gati për një vit i cili nga njëra anë do jetë edhe më i mirë se ky që kaluam në raport me turizmin. Shumë të rëndësishme janë zhvillimet në lidhje me procesin e berlinit.  Gjithë kjo situatë e ka shtyrë Ramën si trjaner të këtij ekipi e ka gjykuar që të rikonstrukturojë ekipin”.

“Është vlerësim shumë i madh nga ana e kryeministrit për t’u marrë me çështje që i kam afër zemrës time pasi jam marrë 8 vite me bashkinë nga ana administrative. Padyshim në punën time të mëparshme isha i lidhur direkt me projekte kisha mundësi të ndiqja projekte që kishin një impact specifik në qytet. Padyshim është një kalim jo i  thjeshtë por vijimësi e punës që kam bërë derui tani. Është një nga angazhim për të shlyer këtë besim nëpërmjet punës dhe rezultateve”, tha ai.

Një përgjigje pati dhe për kritikat e Sali Berishës.

“Me Berishën çështjet i kam të thjeshta në kohë. Debatet e hedhjes së baltës  i kam trajtuar në mënyrë ligjore. Kam padi të hapur ndaj Berishës për shpifjet që tha sërish sot, kur i nxori para ca kohësh në facebook. Çështjet e shpifjeve duhet të trajtohen në mënyrë ligjore. Ata të mbajnë përgjegjësi”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit