RINAS - Një 27-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi është kapur me një sasi prej 20 mijë urosh me vete, sasi kjo e pa lejuar që të kalohet në pikat doganore.

I arrestuari është F. K., 27 vjeç, banues në  Durrës të cilët gjatë kontrollit fizik iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20 000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë. Sipas legjislacionit një person nuk mund të kalojë më shumë se 10 mijë euro në pikat kufitare, qoftë në hyrje apo në dalje të Shqipërisë.

Ndërkohë i arrestuari do të përballet me akuzën, për veprën penale "Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi".