TIRANE - Në datën 20 prill të gjitha shkollat e vendit do të nisin një grevë njëorëshe për të kundërshtuar vendimin e ministrisë për lidhjen e kontratave individuale mes mësuesve dhe Ministrisë së Arsimit. Kështu kanë thënë sot përfaqësuesit e dy sindikatave të mësuesve teksa kanë protestuar para godinës së MAS.
Sindikatat i kërkojnë ministrisë që të nënshkruhen kontrata kolektive të punës brenda muajit prill të 2015, të pezullohet testimi I mësuesve pasi sipas tyre është I paligjshëm dhe fyen mësuesit, si dhe të hiqet dorë nga amendamenti I nenit 60 të ligjit të arsimit për emërimin dhe largimin nga puna të mësuesve.
Ndërkohë përfaqësuesi I Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca, tha se protesta që zhvillojnë sindikatat është e pabazë dhe se shkak për mos arritjen e një marrëveshjeje është mungesa e përgjegjshmërisë së sindikatave për të paraqitur në kohë dokumentacionin.
Nga greva e paralajmëruar për datën 20, protestuesit thanë se përjashtohen vetëm institucionet parashkollore me qëllim që të mos përhapet panik tek fëmijët.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO