BRUKSEL – Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur të martën, 17 dhjetor 2013, që negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE të fillojnë në janar.
”Ata nuk vendosën një datë ekzakte”, i ka thënë gazetarëve Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec.
Ministrat nuk ranë dakord për datën e saktë, i tha Erjavic mediave, pasi doli nga takimi i Këshillit të Ministrave në Bruksel dhe theksoi se data do të vendoset në Greqi, e cila do të marrë presidencën e BE-së në 1 Janar.
Ndërsa komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle tha se Greqia, si kryesuese e BE-së ka lajmëruar shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së se planifikon që me 21 janar të thirr një konferencë ndër-qeveritare ndërmjet të BE-së dhe Serbisë, me të cilën do të nisnin bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.
“Është logjike që 21 Janari të jetë data, pasi takimi tjetër i Këshillii ministrave do të mbahet në këtë datë, ka thënë një zyrtar i BE-së.
DETYRIMI LIGJOR: TE RREGULLOJE RAPORTET ME PRISHTINEN
Në konkluzionet e BE-së për Serbinë, shkruhet se para hyrjes së Serbisë në BE ajo duhet të nënshkruaj një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Prishtinën.
Kryesuesi i radhës të BE-së ministri litvanez Linas Linkeviccijus i pyetur për sqarime nga gazetarët nëse kjo do të thotë se Serbia duhet ta njohë paraprakisht Kosovën apo jo tha: “një marrëveshje e tillë obliguese, do të jetë e nevojshme për të ardhmen”.
Dhjetëra shtete me në krye Spanjën e kundërshtuan këtë klauzolë deri tani, por e pranuan në fund pas insistimit të Gjermanisë.
Sipas medias serbe, B92, në tavolinë ende është kërkesa e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe e formuluar në dokumentin “non paper” që gjatë vazhdimit të negociatave për anëtarësim të Serbisë të insistohet në bashkëpunimin e plotë të Beogradit për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën në fund të procesit të shndërrohet në dokument të detyrueshëm juridik që do ta nënshkruanin Serbia dhe Kosova.
Zyrtarë evropianë kanë arritur kompromisin që çështja e Kosovës të lidhet me kapitullin 35 të anëtarësimit .
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com