Më 21 mars në Bologna, Kombëtarja luan miqësoren e dytë në Itali! Hera e parë kundër këtij rivali

Më 21 mars në Bologna, Kombëtarja luan miqësoren e dytë në Itali! Hera e parë kundër këtij rivali

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit do marrë pjesë në fazën finale të Euro 2024. Të gjendur në grupin B në "Gjermani 2024", tanët kanë përballë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Tanimë është mësuar se para Evropianit, tanët do kenë një test miqësor kundër Suedisë. Dueli do luhet në datën 25 mars në Stockholm. Veç saj, Federata Shqiptare e Futbollit po diskuton detajet e fundit edhe për një tjetër miqësore.

Bëhet fjalë për rivalët e Kilit, me ndeshjen që është dakordësuar të luhet në Bologna të Italisë në datën 21 mars. Kur mungon vetëm firma mes dy federatave respektive, mund të themi se akordi total është gjetur dhe kuqezinjtë do kenë një rival të fortë.

Për t'u evidentuar se kjo do ishte hera e parë që tanët do përballen me ekipin nga Amerika Latine.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë