Burime nga KESH-i bëjnë të ditur se korporata ka shpallur hapjen e garës për kompanitë e interesuara, të cilat duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 29 maj.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është një ndër financuesit e projektit, ndërkohë që edhe qeveria zvicerane tashmë ka dhënë kontributin e vet financiar. Në total, projekti i sigurisë së digave kap koston 72.3 milionë euro. Sipas këtij projekti, subjekti që do të shpallet fitues do të kryejë punimet në dy lote.
I pari prej tyre përfshin përmirësimin e fundit të digës së HEC-it të Komanit, që siguron zbatimin e sistemit të drenazheve për shkarkimin e ujerave sipërfaqësorë. Në lotin e dytë, kompania që do të shpallet fituese do të kryejë punime thelluese në kanalin e daljes në HEC-in e Komanit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)