Thirrje për dhunë dhe pengim të 30 Qershorit, në hetim dy kryebashkiakë të PD-së, Kapllanaj: Nuk tërhiqem

Dy kryetarë bashkishë të opozitës, i Lezhës dhe i Mallakastrës janë vendosur në hetim në gjendje të lirë për pengim të zgjedhjeve dhe thirrje të dhunshme.  Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë. Ai është vënë nën hetim për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore". Policia e Lezhës thotë se Frrokaj ka kryer këtë vepër penale në deklaratat e tij publike në media. ‘Ne i kemi bërë të gjitha shkresat dhe do ti bëj kallëzim çdo personi të paligjshëm që gjendjet në institucionet e paligjshëm. Do mbroj pronat e mia deri në pikën e fundit. Nëse nuk i mbroj unë kam shkel ligjin’, ishin fjalët që ka thënë Fran Frrokaj teksa ishte i ftuar në një emision televiziv. Gjithashtu të proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor janë edhe kryetari i FRPD Gjergji Pergjoni 28 vjeç dhe Anton Kola 34 vjeç, anëtar i kryesisë FRPD të dy banues në Mirditë.

Ndërkohë, për të njëjtin motiv është vënë nën hetim edhe kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ai akuzohet se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme në datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, i zgjedhur si përfaqësues nga radhët e PD-së, Agron Kapllanaj ka reaguar pasi u vendos në hetim në gjendje të lirë. Në një lidhje telefonike kryebashkiaku i Ballshit ka mohuar thirrjet për dhunë, ndërsa e ka cilësuar veprimin e policisë për procedimin penal presion të hapur dhe politik në kundërshtim me ligjin.

"Ky veprim i policisë ka ardhur pas emisionit në një media në Tiranë ku unë isha i ftuar. I pyetur në atë emision se si do të veproni për mbrojtjen e ambienteve ku do të vendosen qendrat e votimit, unë si kryebashkiak i jam përgjigjur se do të zbatojë vetëm dekretin e Presidentit të Republikës që anulon zgjedhjet e 30 qershorit. Pra në përmbushje të këtij detyrimi ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e mija si kryetar i bashkisë për mos të lejuar shkeljen e dekretit të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki.

Kurrsesi nuk kam thënë që ne të përplasemi fizikisht me vëllezërit tanë në qendrat e votimit dhe e gjitha kjo është një spekulim. Unë nuk kam deklaruar për përplasje fizike me strukturat e policisë së shtetit por kam thënë se do krijohen përplasje institucionale, pasi jemi në kushtet që kemi një dekret   të presidentit që anulon datën e zgjedhjeve dhe një vendim të parlamentit që rrëzon me një rezolutë këtë dekret. Jam thërritur nga policia e shtetit për të lëshuar një deklaratë që në përmbajtje janë çuditur edhe vetë shefat që ma kanë dhënë. Do ti qëndroj deri në fund zbatimit të dekretit të presidentit se nuk ka zgjedhje në 30 qershor" deklaroi ai.

fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…