Basha distancohet nga dhuna? T'i dënojmë zgjedhjet e 30 qershorit me bojkot

TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për mediat për të folur mbi situatën politike në vend kur kemi mbetur vetëm 5 ditë nga dita e zgjedhjeve lokale. Por ndryshe nga qarkorja e brendshme e shpërndarë një ditë më parë nga strukturat e brendshme të PD, Basha sot ftoi qytetarët të mos bëhen pjesë e kësaj farsë duke i braktisur votimet por në asnjë moment nuk deklaroi se duhet penguar procesi zgjedhor.

"Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë. Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kundër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur", deklaroi Basha.

 Duket se thirrja për bojkot është një kthesë në qëndrimin e Partisë Demokratike. Ndryshimi i qëndrimit të Bashës duket se lidhet pikërisht me takimet që ai pati sot me ambasadorët e huaj në vend. Fillimisht ka qenë e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones e cila ka shkuar në selinë blu për një takim që ka zgjatur 90 minuta, në qendër të bisedës ishte aktualiteti politik. Ndërsa ky takim u pasua nga një tjetër me diplomatin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Edhe sondazhi i transmetuar te henen ne mbremje nga ReportTV tregonte se mbi 84 perqind e shqiptareve, ishin kunder aktit te dhunes te ndermarre nga opozita ndaj kzaz. Kjo perqindje perfshin edhe shume mbeshtetes te opozites, edhe ky mund te jete nje element mbi te cilin lidershipi i Partise Demokratike mund te kete reflektuar.

Në përfundim të takimit me zyrtaren e lartë të SHBA-së në Shqipëri, Lulzim Basha nuk pranoi që të zbulonte se cfarë ishte diskutuar konkretisht, ndërsa mohoi qarkoren e shpërndarë nga PD-ja për degët në rrethe për mënyrën e bllokimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ai tha se dokumenti që ka dalë në media është mashtrim në shërbim të Edi Ramës, ndërsa sulmoi edhe televizionet.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexusi: 26/06/2019 10:13

    Me ne fund e kuptoi , qe pervec se i kane bere nder Rames asgje tjeter, s'i kane bere! Ju keni popullin me vete , duke e braktisur , do i tregoni se populli nuk e do ate, por ju ka shume xhan juve , qe s'i late gje pa bere , e mezi po pret te vazhdoni t'i beni akoma me shume!

    Përgjigju
    • lexues: 26/06/2019 11:23

      ky nuk e ka kuptuar, por e kane bere ta kuptoj

  • xreport: 26/06/2019 09:00

    bla bla bla ska mo protesta? te fundit paqesore e ben? 100% me 30 do tentojne te bejne dhune ca grupe te sales edhe te ilirit.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 05:53

    Shume mire . Braktisi dhe shporruni nga jeta e shqiptareve nje here e mire

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 26/06/2019 00:49

    hihihihihi Luli po ne burg si do lyesh floket hihihi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen