Më 30 shtator për herë të parë online bibliografia e përkthimeve në Shqipëri
TIRANË, 29 Shtator / ATSH / – Biblioteka Kombëtare në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, në datën 30 Shtator, do të publikojë online një nga kontributet e saj më të rëndësishme bibliografike “Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri 2003-2014” (Index Translationum), e cila është një bashkëpunim i hershëm i saj me UNESCO-n. Duke përzgjedhur Ditën […]
TIRANË, 29 Shtator / ATSH / - Biblioteka Kombëtare në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, në datën 30 Shtator, do të publikojë online një nga kontributet e saj më të rëndësishme bibliografike "Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri 2003-2014" (Index Translationum), e cila është një bashkëpunim i hershëm i saj me UNESCO-n.
Duke përzgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit për këtë prezantim, BKSH ndërmerr një akt nderimi ndaj përkthyesve, kontributit të tyre në komunikimin ndërkulturor.
BKSH sqaron se edhe disa ekspozita me përkthime të përzgjedhura të viteve të fundit do ti bashkohen urimit për të gjithë përkthyesit shqiptarë.
Për herë të parë bibliografitë nga viti 2003 deri në vitin 2014, të cilat janë të ruajtura në Bibliotekën Kombëtare në formë elektronike, tashmë do të mund të aksesohen shumë lehtë edhe në faqen zyrtare të BK-së. Në Bibliografinë e përkthimeve në Shqipëri 2003-2014 mund të konsultohen mesatarisht 6 240 tituj të botuara gjatë këtyre viteve, prej të cilave vetëm 540 tituj janë të botuara në vitin 2014.
Shqipëria si vend anëtar i Unesco-s, prej vitit 1969, kontribuon në Index Translationum me bibliografinë e botimeve të përkthyera brenda kufijve të saj shtetërorë.
Index Translationum është Bibliografia ndërkombëtare e përkthimeve dhe përfshin katalogun bibliografik të botimeve të përkthyera në afro 190 vende të botës.
Çdo përkthim që botohet në një vend citohet në këtë bibliografi, e cila përgatitet nga baza e të dhënave elektronike të çdo vendi anëtar të Index Translationum. Bashkëpunimi ndërkombëtar e bën Index Translationum një veprimtari unike në botë.
Për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, krahas promovimit të Bibliografisë së përkthimeve në Shqipëri 2003-2014, BKSH konceptoi një ekspozitë me disa nga përkthimet më të veçanta të vitit 2014, dhe përkon me bibliografinë e fundit të përfshirë në Index Transaltionum.
Nën emrin e Shën Jeronimit, përkthyesit të parë të Biblës, shenjtit mbrojtës të përkthyesve, kjo ditë ka nisur të festohet nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45