Me 400 hektarë tokë ullinj, Fshati Goraj në Kuçovë mbetet pa rrugë, banorët: Prodhojmë vaj ulliri, por s'kemi ku e shesim

Fshati Goraj në Kuçovë, ka mbetur peng i kohës. Një ndër vendet më piktoreske me plantacione ullinjsh nuk ka njohur investime në 30 vite. Banorët prodhojnë rreth 30 ton vaj ulliri në vit, por nuk arrijnë të shesin as gjysmën e prodhimit për shkak të rrugës së amortizuar.

"Ka më keq se kjo rrugë. Kjo rrugë gjithmonë kështu është.

Nuk interesohet njeri fare.  Më shumë na han transporti se sa prodhimi.

Vijnë të gjithë këtu për të marrë vototat. Jemi në katër rrugët e zotit. Ne falemintojmë si njerëz.

Po bëjmë 30 vjet dhe po vdesim për bukë. Është turp mos të shtrohet. Po kërkohen prodhimet bujqësore, por çdo punë me krahë. Ska rrugë për të lidhur arat.

Po bëjmë 30 vjet demograci dhe asnjë gjë nuk kemi parë ne si fshat. Shiko si janë rrugët, shiko dhe tokat. Na premtuan për naftë falas, por jo. Jemi ankuar 100 herë moj motër. Kur të mbyll unë sytë."

Të gjendur, pa një të ardhme, të rinjtë janë larguar, e në fshat kanë mbetur vetëm 300 banorë, më së shumti mosha e tretë."

"Copë copë. Nuk lëvizën dot me makinë. Vetëm traktori bën punë me këtë rrugë. Asnjëherë nuk është ndërhyrë. E kanë riparuar vetë banorët. Kalohet vetëm me motor. Jemi afërsisht 300 banorë. Tek bashkia nuk gjen njeri se rrinë në kafe.

Ne kemi ngelur si peshku pa ujë këtu. 800 metra është. Nuk është ndërhyrë. Ullinjë e kemi bërë të tërë, por cfarë i do. As nuk duan ta dinë fare. Vetëm kur marrin votat vijnë.

Shumë keq. Të lihet për kaq metra gjynah. Ku do të shkojë gjithë ky ulli. Kjo kështu ka qenë gjithmonë. Asfalt jo je jo. Si mos më keq jetojmë. E vështirë është për të hyrë me makinë.

Kam vëllain në qytet, dhe më thotë kaq afër jemi dhe kaq larg jemi. Rruga ashtu është. E nisi ushtria në 90 por nuk u bë. Për cfarë të rrish këtu. Kemi ngelur të vjetërit këtu.  Ku të ankohesh."

Sipërfaqet me ullinj në fshatin Goraj, janë rreth 400 hektarë, ndaj është shumë e rëndësishme që pushteti lokal të investojë në rrugë e kanalizime.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 13/05/2022 22:08

    Po c'e duam vajin tone ne?! Ne kemi vajin e grekut, vajin e italianit dhe cdo vaj te huaj te mundshem neper supermarkete, dhe vajin tone nuk e shoh askund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar