Me 61 mijë lekë pagë, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare dhe i vëllai i dënuar në Angli pronarë të pasurisë me vlerë 750 mijë euro! I sekuestrohen

Me 61 mijë lekë pagë, punonjësja e Shërbimeve Qeveritare dhe i vëllai i dënuar në Angli pronarë të pasurisë me vlerë 750 mijë euro! I sekuestrohen

Tirane -  Policia e Tiranës bëri të ditur sot se pasuria e sekuestruar në emër të Irma Hasanit, punonjëse e Shërbimeve Qeveritare është në vlerën e 750 mijë eurove.

Me kërkesën e prokurorisë së Tiranës gjykata e Tiranës firmosi sekuetro preventive të 6 apartamenteve dhe 6 makinave të shtrenjta. 

Prokuroria provoi se Irma Hasani ishte e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk mund të justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Më pas nisi verifikimi dhe rezultoi që i vëllai Oltion Hasani rezulton të ishte i dënuar në Angli për drogë.

Operacioni u kodua "Immediate"

 Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari. Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024 ....u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve Oltion Hasani., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi Oltion Hasani, i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe, informoi policia e Tiranës.  " thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.

Organi i akuzës verifikoi transfertat bankare dhe zbuloi se brenda një periudhë një mujore në llogarinë bankare të 41 vjeçares ishin derdhur 180 mijë euro cash, nga të cilat kishte nisur dhe procedurat për blerjen e një apartamenti.

 “Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete” thuhej në njoftimin e djeshëm të Prokurorisë.

Nga verifikimi i kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, u vu re se ato ishin nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit Oltion Hasani për vepra penale në fushën e narkotikëve. 

Ndërkohë vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. 

Pasurite e sekuestruara
- Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;
- Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
- Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
- Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
- Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69;
- Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
Makinat e sekuestruara
- Volkswagen golf 5;
- Renault Clio;
- Audi Q3;
- Volvo CX60;
- Mercedes Benz ML350 BLUETEC; 
- Audi SQ7


(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 01/10/2024 11:39

    Vete i keni marre ne pune

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 01/10/2024 09:48

    Parkohen makinat dhe shitja behet ne internet

    Përgjigju
  • Alb: 01/10/2024 09:48

    Kur e ke lekun e piste duhete me ken teper iteligjete, e jo me 6 makina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren