Me armë e maska,grabitet banka
brenda zyrës së HipotekësTiranëStrategjia e autorëve, s'dihet ende shuma e marrë

Me armë e maska,grabitet banka<br />brenda zyrës së HipotekësTiranëStrategjia e autorëve, s'dihet ende shuma e marrë<br /><br>
Një bankë e nivelit të dytë, brenda ambienteve të Hipotekës së Tiranës, ka rënë pre e grabitjes këtë mesditë nga autorë të armatosur dhe me maska, të cilët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë ish-Stacionit të Trenit.

Burimet bënë të ditur për Report Tv se ka qenë një person që është futur në ambientet e bankës, që ndodhet brenda Hipotekës së Tiranës, dhe mendohet se ka marrë xhiron ditore, të cilën më pas ja ka dhënë një tjetër personi që e priste jashtë. Autori ka krijuar panik dhe terrorizuar punonjësit, teksa duke mbajtur në dorë një pistoletë, mësohet se iu ka kërkuar punonjësve të mos lëvizin nga vendi.

Mësohet se filiali i bankës së grabitur ka një nivel të ulët sigurie, pasi është e mbuluara vetëm nga xhami dhe kjo iu ka dhënë mundësi grabitësve të veprojnë me shpejtësi. Në reagimin e saj, policia raportoi për grabitjen e filialit të Postës, ndërsa burime i thanë Report Tv se është grabitur një bankë e nivelit të dytë, që ndodhet po brenda Hipotekës. Edhe Posta Shqiptare reagoi, duke hedhur poshtë njoftimin e policisë dhe sqaruar se nuk është grabitur, por vijon punën normalisht.

Pas ngjarjes, personi që priste jashtë ka marrë paratë dhe është larguar me një automjet tip 'BMW' ngjyrë gri, i cili dyshohet të ketë qenë i vjedhur, ndërsa autori që ka kryer grabitjen ka ikur në këmbë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, si dhe ekspertë të shumtë, që po kryejnë verifikimet dhe po marrin shenjat e gishtave.

Strategjia që përdorën grabitësit
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ka qenë një person, i cili kanë hyrë brenda bankës, ku kryheshin shërbime të ndryshme, dhe ka marrë shumën e parave brenda një minute, duke u larguar me shpejtësi. Ai i ka dhënë çantën me para një personi tjetër, që dukej se e priste jashtë me një 'BMW' ngjyrë gri, që dyshohet se ishte e vjedhur.

Më pas, grabitësi është larguar në këmbë, duke përdorur disa rrugica, dhe është pikasur nga policia në zonën e 'Don Boskos'. Ai është përballur me një patrullë policie dhe është përleshur me uniformat blu, duke iu drejtuar atyre armën, ndërsa nuk është arrestuar akoma.

Mësohet se autori i larguar me makinë ka marrë me vete dhe shumën e grabitur, ndërsa personi tjetër u largua në këmbë, një strategji e përdorur nga autorët për të larguar gjurmët. Gjithçka ka ndodhur brenda 1 minute, ndërsa e gjithë skena e grabitjes është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet të zbardhet nga policia. 

Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:05, në Sallën Operative një telefonatë njoftoi se në rrugën "Panorama", në Tiranë, një shtetas ka vjedhur një shumë parash.

Në vendgjarje shkuan disa shërbime policore. Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambjenteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh.

Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

grabitet banka tirane
Godina e Hipotekës Tiranë ku ndodhen ambientet e bankës

eskpertet ne vendngjarje
Ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes

sporteli qe u grabit banka tirane
(Sporteli që u grabit)

[gallery]25341[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet