Me kallashnikov në bagazhin e ‘Range Rover’, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë, të dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Policia ka ndaluar në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Shëngjinit’, mjetin ‘Range Rover’ me drejtues Astrit Shekaj dhe pasagjerin Armando Vulaj.

Në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Dy të rinjtë ishin banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit ".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj