'Me automatik e çorape në kokë, kisha hall mos më vrisnin çunin!' Banorët në Patos të tmerruar nga hajdutët e bagëtive

FIER - Qytetarët e zonës së Belinës në Patos ndihen të kërcënuar prej dy muajsh  nga persona të paidentifikuar, të cilët u vjedhin bagëtitë dhe mjete të punës. Banorët shprehen se ata janë ankuar vazhdimisht në policinë e Patosit, por nuk janë marrë masa dhe kanë vendosur të ankohen në Prefekturën e Fierit.

Kujtim Grema, njëri nga banorët shprehet se i është vjedhur motori, pompa e vaditjes dhe viçi e më pas policia e ka gjetur motorin në Fushë-Krujë, por policia e ka mbuluar ngjarjen.

"Nga darka dy vetë  me automatik në dorë, çorape në kokë, dorashka u përballën me çunin e kisha hall mos e vrisnin, ata nuk reaguan, nuk lëviznin", - u shpreh për Report Tv njëri  nga banorët.

Kur u pyetën nga ana e gazetarit nëse dyshojnë se hajdutët mund të jenë banorë të zonës, ata shprehen se nuk e dinë dhe ia kanë lënë në dorë policisë të merret me ngjarjen.

Kujtojmë që disa ditë më parë një 57-vjeçar vdiq dhe djali i tij mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Lushnje, i cili po ndiqte hajdutët që i kishin vjedhur bagëtitë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/07/2019 22:40

    Banorë neandërtalë!

    Përgjigju
  • 11111: 23/07/2019 16:53

    ini te gjithe hajdut ilini pordhet dhe bashkepunoni me shtetin jo lopen por edhe grate do ju vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja