Me barkun e rrumbullakosur reperi, Lil Nas X njoftoi “ardhjen në jetë” të fëmijës, albumit të tij të ri “Montero”.

I veshur me të bardha dhe lule në kokë, artisti tregoi se “fëmija e tij industriale” do të publikohet më 17 shtator.

Lil Nas X, tha për “People” se është edhe babai dhe mami i “fëmijës” dhe se producentët janë xhaxhallarët e tij.

Si çdo prind, edhe reperi dëshiron më të mirat për fëmijën e tij.

"Shpresoj që ky album të dëgjohet në çdo cep të globit dhe të arrijë majat! Do të ndodhë!”, tha ai.