‘Më bëni ç’të doni, vetëm më lini të qetë’, studentja e zhdukur gjendet e përdhunuar dhe me kafkë të shtypur
Studentja e vrarë, Hannah Cornelius
Një studente juridiku nga Afrika e Jugut e cila ishte zhdukur në maj të vitit të kaluar, është gjendur e vdekur. Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Hannah Cornelius. Sipas “The Mirror”, studentja ishte përpjekur të negocionte me katër djem për t’i shpëtuar vdekjes, por fatkeqësisht nuk ia doli. Hannah u mor peng së bashku me mikun e saj 22-vjeçar Chesli Marsh, në perëndim të Cape Town.
Katër rrëmbyesit janë arrestuar dhe tanimë po përballen me akuza që përfshijnë vrasjen, rrëmbimin, grabitjen dhe përdhunimin.Të akuzuarit janë: Vernon Witbooi, 33 vjeç, Geraldo Parsons, 27 vjeç, Nashville Julius, 29 vjeç dhe Eben Van Nieberk, 28 vjeç, Tre prej tyre, Witbooi, Julius dhe Van Nieberk, pranojnë se ishin të pranishëm, por pohuan se vetëm grabitën dhe se nuk e kanë kryer përdhunimin ose vrasjen.
"Hannah tha se ne mund të bëjmë seks me të, por pastaj ne duhet të lëmë atë të qetë", citohet të ketë thënë Parsons sipas “Times Live”. Kjo deklaratë doli fill pas hetimeve të policisë ndaj të dyshuarve. 27-vjeçari i tha gjykatës se banda donte të vidhte makinën, por gjërat morën drejtim tjetër kur e kuptuan se Hannah dhe Cheslin ishin ende brenda saj.
Burrat thuhet se përdorën një shkëmb masiv prej 37 kg, për të goditur kafkën e saj. Për t'u siguruar që ajo ishte e vdekur, një nga vrasësit gjithashtu e goditi me thikë në qafë.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5bd2025fd7f5e444.jpg)
Katër të akuzuarit për vrasjen e Hannah Cornelius: Vernon Witbooi, Geraldo Parsons, Nashville Julius dhe Eben Van Nieberk
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
85.9%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
10%
Vota total: 1139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë
17 Korrik, 13:36
-
Vrasja në Tropojë, 9 burra u përfshinë në sherr për muzikën! Policia: Ishin të dehur! Në kërkim vrasësi i 24-vjeçarit
13 Korrik, 13:03
-
Tropojë/ Sherri me thika në lokal, 24 vjeçari vdes në spital! I vëllai dhe një tjetër në spital! Në kërkim autori, në pranga 5 shokët e tij
12 Korrik, 10:15
-
Vrau bashkatdhetarin në Greqi në 2010 dhe trupin ia hodhi në një vend të shkretë, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha
11 Korrik, 10:37
-
Spanja e kërkonte për vrasje në emër të një grupi kriminal, arrestohet në Durrës Armando Masha (VIDEO)
22 Qershor, 10:53
-
Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Vlorë, arma e krimit ende s'është gjetur! 2 bashkëpunëtorët e Gerald Shehut dalin nesër para gjykatës
8 Qershor, 20:29
-
Greqi/ Tentoi të përdhunonte punonjësen e shtëpisë publike, se refuzoi t'i jepte shërbimin, arrestohet shqiptari
5 Qershor, 11:58
-
E reja shqiptare në Greqi përjeton tmerr, palestinezi e lidh dhe e përdhunon! Gjykata greke lë të lirë 27-vjeçarin
31 Maj, 10:14
-
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Kretë! Shqiptari akuzohet edhe për përdhunim e trafik kokaine
26 Maj, 18:34
-
Tiranë/3 menaxherët e kioskave tek sheshi “Skënderbej” marrin zvarrë, rrëmbejnë e dhunojnë 20 vjeçarin! E akuzuan se u vodhi xhiron
20 Maj, 17:16
-
'S'kemi punë në shtëpi', fjalët e fundit të shqiptares para se ish-burri ta qëllonte 15 herë me thikë! E denoncoi më 7 maj: Më ruan me makinë poshtë banesës
19 Maj, 13:59
-
Vrasja e shqiptares në Athinë, vëllai: Burri e kërcënonte me thikë edhe kur ishte shtatzënë, i futi kokën në zbardhues! I jepet lamtumira nesër në Vlorë
17 Maj, 11:47