Nga një vogëlushe me probleme me vetëbesimin, Kylie Jenner, u kthye në 20-vjeçaren më të pasur në botë brenda tre viteve. Ajo ka rrëfyer se kishte pasur gjithmonë kompleks buzët e holla dhe kështu ju nënshtrua një ndërhyrjeje për t’i trashur ato.
Mirëpo vetëm pak kohë më parë, e vogla e Kardashianëve u dha një leksion të mirë të gjitha femrave duke hequr mbushësin e buzëve për t’u kthyer sërish në identitetin e saj. Kylie u shpreh se tashmë e ka fituar besimin në vetvete dhe ndihet me mirë se kurrë. Ditën e djeshme, 20-vjeçarja u shfaq në Paris, dhe të gjithë u surprizuan teksa u shfaq pa asnjë lloj kompleksi me pamjen e re.
Jenner është e martuar me Travis Scott dhe kanë një vajzë, Stormi. Ajo ishte në Paris, pikërisht për të mbështetur partnerin e saj në koncertin e rradhës.