Hetimi për dekretin e 30 qershorit, Meta: Më çmendët me mesazhe! Mezi pres të kthehem tek Parlamenti

TIRANE - Presidenti Ilir Meta ka hequr çdo dyshim! Javën e ardhshme do të jetë në Komisionin Parlamentar Hetimor i cili do të hetojë nëse dekreti i kreut të shtetit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, ishte Kushtetues ose jo. Bashkangjitur postimit të tij, ku konfirmon pjesëmarrjen e tij, presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga betimi si President, duke thënë se mezi pret që të rikthehet në parlament, por kësaj radhe ky rikthim nuk do të jetë si kryetar i këtij institucioni, por si presidenti parë në Shqipëri i vënë nën hetim.

"Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti", shkruan Meta.

Ditën e djeshme, Komisioni hetimor miratoi me shtatë vota pro dhe një kundër planin për hetimin e presidentit Ilir Meta. Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Mazhoranca do të ndjekë 9 hapa, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t'i prezantohet në fund Kuvendit.

Presidenti Ilir Meta do të dalë të dëshmojë në Komisionin e Posaçëm Hetimor javën e ardhshme, por nuk ka ende një datë zyrtare, ku referuar deklaratës së kryetarit Ulsi Manja, do të vendoset në dakordësi me anëtarët.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veni: 04/09/2019 16:30

    Mullah Likja! Mullah M*ti!

    Përgjigju
  • A.n.: 04/09/2019 16:25

    Po burgun do e marresh ne konsiderate ndonjehere apo vetem tek parlamenti te ka ngele mendja. Nderro nganjehere mendje se mire te ben.

    Përgjigju
  • Likja: 04/09/2019 12:59

    Ky ka dy vjet qe ka marre malet,here me qen e here me mace,here me Qimin e here me Kallakun,qesharak i rendomte.

    Përgjigju
  • Urimi: 04/09/2019 12:07

    U cmendsh prej verteti jo nga mesazhet o Like Floriri,e shikoj qe qenke ftohur ne bythe se helbete hip e zbrit neper male qenke ftohur keq.

    Përgjigju
  • i cmenduri: 04/09/2019 12:03

    Qe je cmendur kjo nuk diskutohet me,e ke vertetuar ne keto 2 vjet qe je bere per tek 5.

    Përgjigju
  • Salehu: 04/09/2019 11:55

    Mezi pret te vej ne Parlament te takoje Berishen se e ka pike te dobet por fatkeqsisht nuk e ke atje,do takoheni ne Rec mos u merakos president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë