Shkarkimi i Metës/ 9 hapat që do ndjekë Komisioni, hetimet deri në 8 tetor 2019

TIRANË-Me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm ka miratuar planin për hetimin e presidentit Ilir Meta. Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Klesiana Omeri, se fillimisht është dikutuar që Meta do të thirret për të dëshmuar në datën 6 shtator, megjithatë sot anëtarët e këtij komisioni nuk folën për një datë konkrete, por theksuan se kjo do të vendoset në vijim në dakordësi me të gjithë anëtarët. Mbetet për të parë se cila është përgjigjja e kreut të shtetit.

Plani hetimor është i ndarë në 9 pika, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t'i prezantohet në fund Kuvendit. Një pikë shumë e rëndësishme e këtyre punimeve do të jenë shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias. Lidhur me këtë çështje, pritet të mbërrijë në Tiranë në datën 9 shtator një delegacion nga Komisioni i Venecias, vizitë e cila vjen pas kërkesës me 8 pyetje nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin nga Meta, si dhe do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësuesit e lartë politik, nga mazhoranca dhe opozita si dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij, kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja pohoi se këto hapa edhe mund të ndryshojnë gjatë rrugës, në varësi të punës që do të bëjë ky komisionit. Ndërkohë opozita me anë të nënkryetarit Alban Zeneli kërkoi shtyrjen e përparimit të punimeve të këtij Komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por deputetja Vasilika Hysi theksoi se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi ngritja e një Komisioni është ekzkluzivitet i Kuvendit.

Nga ky moment, deklarohet i hapur hetimi për Presidentin Meta duke filluar me fazat e përcaktuara në këtë plan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Komisioni i posaçëm miraton planin për hetimin e presidentit Meta/ Ja si votuan anëtarët

Me 7 vota pro, 1 kundër miratohet plani përfundimtar i hetimit të Komisionit të Posaçëm Hetimor. Nga ky moment, deklarohet i hapur hetimi për Presidentin Meta duke filluar me fazat e përcaktuara në këtë plan. Vota kundër ishte nga Adriatik Alimadhi.

Ora 12:44
Komisioni hetimor për Metën/ Zeneli: Të shtyhet komisioni deri në ngritjen e Kushtetueses! Hysi: E panevojshme

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli ka kërkuar shtyrjen e nisjes së punimeve të këtij Komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

"Të shtyhet komisioni deri në ngritjen e Gj. së Lartë. Pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të mos përparojmë", u shpreh Zeneli. 

Në përgjigje të tij, anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi tha se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi ngritja e Komisionit është ekskluzivitet i Kuvendit.

"Ngritja e Komisionit Hetimor është ekskluzivitet i Kuvendit, as i ekzekutivit dhe as i gjykatave. E rëndësishme është që raporto duhet të respektojë afatet dhe më pas është Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë pasi t'ia përcjellë Kuvend", tha Hysi.

Ora 12:42
Zbardhet projekt-plani i Komisionit Hetimor, hetimet për Metën deri në 8 tetor 2019

Plani hetimor pritet të miratohet sot në Komisionin për Metën. Ai do të zgjasë deri më 8 tetor të viti 2019 dhe do të funksionojë në varësi të këtij plani:
1. Seancë dëgjimore me Presidentin Ilir Meta
2. Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve të marra nga ky Komision
3. Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, për administratën publike, për shqyrtimin e kërkesës së një grupi dokumentesh  për nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
4. Administrimi i kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta
5. Administrim dhe Shqyrtim i Opinionit të Komisionit të Venecias
6. Administrim i çdo dokumenti tjetër për të cilat Komisioni vihet në dijeni dhe i gjykon të arsyeshme t'i administrojë
7. Diskutim me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të studimit
8. Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar
9. Paraqitja në Kuvend

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 03/09/2019 14:14

    Vete e vine, vete e heqin, edhe marrin leke per CDO mbledhje si kjo. Ca fitoi populli?

    Përgjigju
  • edi mo edi: 03/09/2019 11:34

    shko e burg kerme , surrat loqe qeni rrugesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit