Si çdo çift tjetër edhe ata kanë një 'kod' të veçantë, se si e thërrasin njëri-tjetrin me përkëdheli. Mirëpo e kanë shmangur gjithmonë në publik këtë gjë, deri pak ditë më parë, kur Meghan Markle zbuloi gjithçka.
Pak ditë më parë, princ Harry dhe Meghan Markle dhënë një super performancë teksa ndiqnin shfaqjen muzikale ‘Hamilton’ në Londër. Dukesha e Sussex ishte e veshur mjaft seksi me një dekolte të hapur, dhe në një moment shqiptoi fjalët: Dashuria ime!
E gjitha kjo skenë ndodhi padashje, në prani të gjithë pjesëtarëve të Hamilton kur ajo u kthye nga Harry. Vetëm një sekondë më pas, Markle mblodhi supet dhe u ndje e turpëruar.
Komento