'Më dhunuan dhe më morën vajzën'/ Jeta e shqiptares së trafikuar në Itali

Minorenia e asaj kohe ishte martuar pa dëshirën e saj dhe ishte dhunuar e keqtrajtuar në familjen e bashkëshortit. Shtatzënë, ajo largohet me një tjetër djalë drejt Italisë, ku ky i fundit e trafikon në rrugët e Napolit.

“Mbërrita në Itali dhe atje nuk ishte parajsa. Unë çfarë nuk kam kaluar në këtë jetë. Pas disa javësh qëndrim në këtë vend mësova se isha 5 muajshe shtatzënë. U gëzova dhe u hidhërova njëkohësisht. Kërkoja të kthehesha në vendin tim”, u shpreh Lindita Nega.

E mitura shtatzënë mbeti ne mesin e katër rrugëve, personi që e shfrytëzoi përfundoi në prangat e policisë, ndërsa Lindita u strehua fillimisht në një familje italiane. Ajo solli në jetë vajzën më 5 janar të vitit 2007 dhe qëndroi vetëm 8 muaj me foshnjen. Më pas shërbimi social nuk lejoi që nëna të jetonte me të bijën, pasi ishte minorene dhe e paaftë për ta rritur.

“Unë kur mbeta vetëm, shkova dhe e lashë vajzën tek familja italiane, me pas u vendosa në qendwr dy muaj dhe kur dola mësova se vajza ime kishte përfunduar në shtëpinë jetimore të Napolit. Më lejuan ta takoja dhe shkoja çdo ditë. Ajo më kapte dorën fortë dhe ruaj foton e saj si të vetmin kujtim", mes lotëve shprehet nëna

Deri në moshën 1-vjeçare kjo nënë pati mundësinë ta takonte vajzën e saj, më pas policia e riatdheson dhe ajo që prej 2008 nuk ka asnjë informacion. Shpresa e vetme është emisioni investigativ në Report Tv, se ndoshta një ditë ajo kërkon të mësojë rreth për fatit të saj.

Lindita Nega me vajzën

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë