Ministrja e Mbrojtjes ka festuar ditën e kaluar ditëlindjen e saj. Kjo ditë e veçantë për të e ka gjetur Mimi Kodhelin në Londër së bashku me deputetin e LSI, Luan Rama për të përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretësisë së bashkuar.
Kodheli është gjithashtu deputete e qarkut të Kukësit ku përfshihet edhe Hasi. Kështu që mes shumë djemsh kuksianë, Ministrja e Mbrojtjes është surprizuar me një urim dhe tortë të veçantë për ditëlindjen e saj. Në tortë shihet të jetë printuar një foto e ministres. Fotot janë publikuar nga ish-deputeti Ylli Shehu, i cili është me origjinë nga i njëjti qark.
Postim i bërë nga ish-deputeti Ylli Shehu
“Në ditëlindjen e Mimi Kodhelit, deputetes së Kukësit, mes djemsh të këtij qarku në Londër.
Sa vjeç mbushi Mimi? E kush di ta thotë? E sigurt më pak nga të gjithë ne në këtë tryezë,”- shkruan Shehu krahas fotove ku shihet atmosfera festive.