Tre shqiptarë të moshës 25-vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke pasi u kapën me drogë në automjete. Ndërkohë që një tjetër shqiptar 28-vjeçar është shpallur në kërkim.
Ata bënin transportimin e drogës përmes automjeteve të tyre drejt shtetit helen. Në operacionin e parë ku u arrestuan dy 25-vjeçarët policia gjeti dhe sekuestroi 68 kg e 800 gramë kanabis.
Ndërsa në operacionin e dytë ku u arrestua shqiptari i moshës 25 vjeç dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 28-vjeç, policia sekuestroi një sasi prej 9 kg e 650 gramë kanabis të fshehura në gomën rezervë të automjetit.