Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia, ekstradohet nga Abu Dhabi i kërkuari me tre identitete

Policia ka ekstraduar një tjetër të kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Me pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policie të armatosur, është sjellë nga Abu Dhabi, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar me 3 emra Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

Sipas policisë, Arjan Malko ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Roma, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti me burg për trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

'Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”,  nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

A. M, alias  E. M, alias E. F.  

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale  urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lista: 21/08/2024 20:57

    Mesa duket Dubai nuk eshte me cadra qe ishte dikur , tipik firm piramidale ju merr lektt tani te gjithhe I ke ne biruce ! I iku koha dhe dumbajt

    Përgjigju
    • Gjeografia: 22/08/2024 08:11

      Abu Dhabi apo Dubai?

  • 313: 21/08/2024 18:22

    edhe kte me shapka e sollet ooo? i bej thirrje cunave te dubait nga sot e tutje te flejn me atlete qe te jene gati per cdo situate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia