Tirane- Një 21 vjeçar banues në Luksemburg arrestua nga policia në Rinas, teksa po futej në Shqipëri me 26 kg kanabis të fshehur në bagazhet e tij
Brice Tchantchou, 21 vjeç po vinte nga Dubai në Rinas.
'Bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas që do të udhëtonte nga Dubai drejt Rinasit, kishte fshehur në bagazhet e tij, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fluturimi". thotë policia.
Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, banues në Luksemburg policia gjeti 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis',
Droga ishte e paketuar në disa pako.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.