Me eskavator e 5 kamionë 'vidhte' zhavorrin e lumit Mat, në kërkim administratori i biznesit

Lezhe- Administratori i një biznesi i cili gërryente shtratin e lumit Mat për të marrë zhavorrin në mënyrë të kundraligjshme është shpallur në kërkim.

Ndërkohë gjatë natës, në afërsi të lumit Mat, u gjetën 5 kamionë dhe 1 ekskavator, me të cilat gërryhej shtrati i këtij lumi dhe transportoheshin inertet e përfituara ilegalisht.

Në vijim të veprimeve procedurale u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi P. K., 48 vjeç, banues në Laç; informoi sot policia e Lezhës.

 Vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni u kodua "River Cries 2"

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve, në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse. Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku