Avokati Idajet Beqiri i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv tha se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me një fitim marramendës.
'Edhe lekët e Kërrabës i morën dhe filluan pastrimin e tyre. Krijuan një shoqëri në Zvicër me 100 mijë euro kapital. I mori lekët e floririt Kastriot Ismaili dhe shkuan në Kongo dhe blenë minierën e zinkut. Vetëm taksa e tatime i paguajnë Kongos rreth 1 miliardë euro. Fitimi është marramendës. Kur e blenë, Kongo i kërkoi Ilir Metës dhe Ismailajt na ndërto një spital falas dhe një shkollë falas dhe i ndërtuan këto. Një aferë e rëndë kundër shqiptarëve dhe këto para nuk duhet të vazhdojnë më të pastrohen dhe të pasurohen kriminelët që të porosisin vrasjen dhe blejnë vota dhe krijojnë destabilitet si me Himarën. Duhet ta ndërpres SPAK.
Shqiptarët tallen dhe thonë Zot na ruaj në duart e kujt paskemi pas qenë,. Një njeri që hipën majë shtyllës dhe bën akrobacira. Nëse do të shkoj në origjinë tjetër punë dhe të lërë dopio-gjashtën, jam i sëmurë psiqik. Para tre ditësh ishte në konferencë shtyp. U nxor një konkluzion që ky me të vetët po lufton për të mbuluar krimet. Pse rri duarkryq SPAK-u?', shprehet Beqiri për gazetarin Arbër Hitajn.
Sipas avokatit Beqirit, çështjen e Gërdecit më parë e mbylli më parë Berisha, por tani Gjykata e Strasburgut e konsideroi të parregullt procesin ligjor dhe ka ndëshkuar shtetin shqiptar me gjobën 170 mijë euro, shifër e cila do i jepet familjarëve.
'Gjykata e Strasburgut shqyrtoi çështjen dhe e konsideroi të parregullt procesin ligjor dhe e ndëshkoi shtetin shqiptar me 170 mijë euro gjobë, duke dëmshpërblyer 17 familje. Faktikisht politika e mbylli Gërdecin, sepse kishin potencën e pushtetit, kryeministri Sali Berisha, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi, Shkëlzen Berisha vajza e Fahri Balliut bashkëpunëtore e Shkëlzen Berishës e çuan në drejtimin që deshën ata.
Avokati i shtetit duhet të bënte padi civile me dëmet që i janë bërë shtetit, duhet t’ja kërkojnë Sali Berishës, Shkëlzen Berishës , Fatmir Mediut, Aldo Bumçit. Dhe jo vetëm kaq. Kur të dalë shifra me auditet sa është dëmi dhe të paraqitet padia duhet të sigurojë këtë shumë duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të tyre. Të dënohen penalisht të marrin atë që meritojnë dhe të zëvëndësohet dëmi i madh i taksapaguesve shqiptar. Unë vlersësoj që edhe KLSH duhet të veprojë. Padia civile në procesin penal është shumë i rëndësishëm.', tha avokati.
Sa i përket gjyqit për Fatmir Mediu, avokati shpehet se është vetëm maja e ajsbergut.
'Gjyqi për Fatmir Mediun është maja e ajsbergut. Një proces më shumë po katandiset në formal. Në mes të kryeqytetit një Çernobil, për te hedhur në erë një qytet të tërë. Problemi në këtë proces një gjë është pozitive duke u pyetur dëshmitarët po dalin rrethana që e sendërtojnë akuzën e re. Dhe që është për vrasje që i janë bërë 26 viktimave. Dhe ajo dosje do mbushet me këto prova. Të gjitha ata që kanë gisht shumica po pyeten në rolin e dëshmitarët dhe aty po shihen çfarë pozite ka njëri dhe tjetri.
Pas gjykimit të Mediut, do ti bashkohet dosjes që po hetohet dhe që është e themelit dhe do ndërtohet akuza për këtë organizatë kriminale, që ka në krye Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, ministrat, të cilët i hapin rrugën një krimi shumë të rëndë.', shtoi më tej Beqiri.
Beqiri dha komentin e tij me lëvizjet e drejtësisë kohët e fundit, se po përfundon ajo kohë kur zytarët apo isj-zyrtarët nuk hetoheshin pasi të gjithë bashkë kishin kryer korrupsion. Gjithashtu, kushdo që ka tashmë akuza ndaj dikujt nuk mundet më të shpif publikisht, por të dërgojë akuzat e tij në Prokurorinë e Posaçme
budalla i zgjuar meta or Beqir , po i vjen fundi bashke me gaforren e tij
Përgjigju